Plas sherri mes yjeve të muzikës shqiptare / “Nuk të lë të më heqësh bukën e gojës”

0
653

27/01/2018

Në një intervistë për emisionin “Një kat më lart” këngëtarja Valbona Mema ka rrëfyer disa të pa thëna për jetën e saj. Në këtë intervistë Valbona Mema tregoi shqetësimin e saj prej shumë kohësh, ajo tha se Artjola Toska është duke e luftuar. Sipas saj, ajo i ka ndërhyrë aty ku nuk duron dot më, tek fëmijet e saj!

“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyrë aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nëse vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”, tha e emocionuar Valbona Mema.

I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artjolën në studio n.q.s dëshiron të sqarojë këtë situatë, teksa pyet Valbonën nesë janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vetë ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme.

“Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tënde.  Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij”, vijoi Valbona. Këngetarja shtoi se e ka mbajtur për vete këtë shqetësim prej vitesh, por edhe durimi ka kufi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.