PD M.MADHE DERË E HAPUR PËR TË GJITHË , POR ME RREGULLA SHTËPIE

0
3737

Demokratet e M,Madhe , kanë mbledhur kryesinë e Partisë së tyre . Në këtë mbledhje e cila është drejtuar nga kryetari i saj Anton Kokaj , kanë qënë present edhe të deleguarit e selisë qëndrore Blu , Kreshnik Çollaku dhe deputeti i Shkodres Romeo Gurakuqi . Në epiqëndër te diskutimeve ka qëne jo vetem suksesi i arritur në pjesmarrjen s’bashku me shumë qytetar Shqiptarë edhe të një pjesmarrje masive të Malësorve në protesten e dates 27 Janar në kryeqytet . Po kështu dhe riorganizimi i fuqive elektorale të demokratve , duke e ricilësuar se PD , është me dyer të hapura për të gjithë ata që nuk e duan këtë rregjim të ri të narkoshtetit , por nëse hyrja dhe përkrahja e PD dhe opozites duhet të jetë e qartë për të gjithë se ka rregulla brenda shtëpisë , ështe shprehur i derguari i Lulzim Bashes në Koplik Kreshnik Çollaku . Kështu në këte takim demokratet janë dukur më të bindur se kurrë në aksionin e tyre politik , duke shpresuar për një fitore në çfarë do zgjedhjesh që të realizohen në të ardhmen e shpejtë sipas tyre . Ata , pra socialistet le të zihen dhe debatojne , ose të nënshtrohen copës së tepsisë , opozita është e gatshme të ofrojnë zgjidhje për Malesoret dhe Shqiptaret dhe jo varfëri është shprehur dhe deputeti Romeo Gurakuqi . Ndërkaq edhe të gjithë antaret e kryesisë së PD M.Madhe kanë shprehur mendimin se po vjenë ora e bashkimit të gjitha forcave brenda PD , për të perballuar me sukses sfiden e rradhes.

Foto gjatë mbledhjes : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.