Një propozim mjaft i dobishëm e me vlerë nga Kryeministri Rama

0
840

Arben Çokaj

Rama: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”.

Kjo që thotë KM Rama është plotësisht e mundshme, por duhet të mbahet një linjë pro-amerikane dhe pro-administratës Trump, që ta arrijmë këtë, pasi Presidenti Trump është një njeri mjaft i dobishëm, dhe nëse ai mendon se një gjë është e drejtë dhe racionale dhe që i shërben paqes në Ballkan, ai mundet si në rastin e Jeruzalemit, ta mbështesë këtë ide. Prandaj politika e diplomacia shqiptare duhet të jetë e kujdeshme, të mos shitet lirë, e për interesa të vogla, kur janë në lojë interesa të mëdha.

Deklaratat e propozimet e Ramës, duhet të bëhen në një kontekst të një politike pragmatiste, pasi idetë duan edhe mbështetje financiare dhe sidomos mbështetje nga fuqitë e mëdha, për t’u realizuar. Nuk e dyshoj propozimin e Ramës si një deklaratë politike për përfitime në emër të patriotizmit, por mendoj se këto gjëra është më mirë të diskutohen me vendet e vendosjes, dhe pasi të merret një dritë jeshile, ato të hidhen edhe në publik, e kjo nuk ka dyshim se do të ishte më mirë dhe më e mundshme, që të realizohet dhe të mos mbetet vetëm një dëshirë e mirë.

Prandaj, secili shqiptar që e ëndërron bashkimin e kombit tonë, kur e dëgjon Ramën tek flet ashtu, e merr seriozisht atë, pasi për shqiptarët me mnend në kokë, ajo është rruga e vetme për një sukses më të madh të kombit tonë. Dhe Rama godet nëshenjë. Por nuk mundesh të injorosh as skeptikët, të cilët nuk janë të paktë, dhe kanë arsye. Për këtë kemi edhe historinë e Kosovës, ajo e shpalli pavarësinë që më 1981, por nuk ia njohu kush. Vetëm kur deshën amerikanët, Kosova u bë e pavarur. Prandaj, çelësi i suksesit tonë, i bashkimit tonë kombëtar, është edhe mbështetja nga SHBA-të dhe në këtë rast edhe nga administrata e Presidenti Trump.

Ne shqiptarët, duhet të fillojmë parapëgatitjet për një rrugë drejt bashkimit. Duke qenë si fillim në një konfederatë me Kosovën, ne mund të përfitojmë në krijimin e një kombi më unik dhe më me vlera në Ballkan. Bëhemi më të fortë si shqiptarë dhe një faktor më i rëndësishëm i paqes në Ballkan, pasi edhe Serbia nuk synon më ta kapë ndonjë copë në Kosovë, dhe fillojnë e i veniten shpresat. Po ashtu bëhemi edhe më të rëndësishëm për shqiptarët e tjerë në Ballkan, në vendet fqinje.

Kështu që vetëm me punë konkrete, sidomos me një zhvillim e qëndrushmëri ekonomike, pastaj me forcimin e shteti ligjor dhe të organeve shtetërore, mund të vijmë gradualosht te ajo që kemi ëndëerruar gjithmonë, te bashkimi komnbëtar shqiptar. E kështu bashkë, hyjmë edhe në BE. Bashkë duhet të synojmë një shtet funksional, e jo problematik. Prandaj duhet edhe t’i masim forcat mirë dhe të punojmë më shumë, e të jemi edhe më të përgjegjshëm.

Por pa ekonomi të zhvilluar, e pa pavarësi ekonomike nuk do të kemi shumë përkrahje nga SHBA e BE në projektet tona të bashkimit, prandaj duhet të kultivohet një politikë më e madhe përgjegjsmërie në organet politike e instuticionale në Shqipëri e Kosovë, t’i marrim gjërat seriozisht dhe të avancojmë në projektet tona të përbashkëta…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.