Koplik , 105-Vjetori i Ditës së Policise

0
2950

Dita e sotme ka qënë dite feste për policine e shtetit , ndaj edhe ne komisariatin e policise M.Madhe është festuar , dita e kësaj arme e cila gjithënjë e më shumë po rrite performancen e sherbimit të saj në mbrojtje të qytetarve . Kësisoj në këte dite festimi, krahas arritjeve te punojsve te policise se shtetit , posacorisht te komisariatit te policise M.Madhe , janë sjelle në kujtese edhe ata punojs policie të rënë në krye të detyres nder vite . Kështu në fjalen e tij shefi i komisariatit të policise M.Madhe Leonard Ndreka , i ka ftuar koleget dhe të pranishmit e ftuar të mbajne një minut heshtje në kujtim të tyre. Natyrisht në një dite feste për policine e M.Madhe edhe kryetari i bashkise z. Tonin Marinaj ka pershendetur dhe ka vlersuar njëherazi punen plot perkushtim të punojsve të policise M.Madhe , po kështu edhe nen/prefektja Taze Lohja teksa i ka pershendetur dhe uruar gezuar këtë dite feste punojsit e policise , njeherazi edhe i ka pergezuar për punen e bërë gjatë vitit të kaluar vecanarisht në luften ndaj kultivimit të kanasbis sativa . Më tej trokitje gotash , urime për këtë dite feste kanë përcjelle të gjithe për njeri tjetrin , kjo dite eshte vertete nje dite qe na bene te gjithve te reflektojme rreth punes se veshtire dhe plot sakrifica te punojsve te policise së shtetit .

Foto : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.