KARNAVALET E SHKODRRES I PERSHENDET EDHE VOGLUSHE ANA

0
1645
Është kthyer tashmë në një traditë të mirë dhe mjaft positive , organizimi i Karanavaleve , çdo muaj Shkurt , këtu në qytetin e Shkodres . Realisht fillimet , si fillimet kishin më shumë perkushtim , më shumë angazhim , jo vetem të nxenësve të Shkollave të arsimit parauniversitar në qytetin e Shkodres , por edhe artist të Teatrit “Migjeni” aso kohe nuk mungonin . Ishte një libret i shkruar me kujdes nga pena të mirëfillta të humorit Shkodran , çka vertete , aktoret , teksa interpertonin batutat apo bejtat “therse” për fenomenet e jetes shoqërore dhe politike në qytet , dhe jo vetem , i jepnin vërtete vleren e duhur edhe diegies së dordolecit . Gjithësesi edhe këte vitë , deri në diten e dytë dhe në pritje të dites së trete dhe të katert ku do i vihet zjarri dordolecit , pra s’keqes , edhe do mund të kemi surpriza interesante nga organizimi i Karnavaleve . Këto karnavale kanë filluar me diten e petullave , për ardhjen e “bijave “ ne gjini , për të vazhduar në diten e dyte me performimin e nxenesve të shkollave të ndryshme të qytetit . Kjo dite plot direll , realisht pati super vlerë edhe per vetë faktin se të rinjt dhe femijet , por dhe të moshuarit jane kënaqur duke degjuar , por edhe kercyer nën tingujt e muzikes . Kësisoj , kjo voglushe kaq simpatike nuk pushon së kercyeri . Djuket se ka lindur me pasionoin per artin dhe muziken e cila ka marre nga babai nje shkodran artist si gjithe Shkodranet , por edhe nga mama , nje bije Peje , atje ku vallja e Rugoves interpertohet ne mjeshterine më të lartë artistike , E pra në fund të fundit , kjo është dhe vlera e këtij aktiviteti , që Shkodrandet i gezohen kaq shumë.

Karnavalet Shkoder – 2018

Posted by Revista Fjala "Shkaba" on Friday, February 9, 2018

Foto gjatë aktivitetit : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.