Basha – Kryemadhi : Protestë madhështore , pa skenare dhune

0
748
Kreu i PD, Lulzim Basha sëbashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në një dalje të përbashkët për mediat u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.
“Nuk do të jetë luftë, as spektakël. Unë do të jem bashkë me familjen”, theksoi Basha, ndërsa shtoi se në protestën e nesërme opozitën, pavarësisht dallimeve, e bashkon dëshira për ndryshim.

“Për çdo informacion e Fake News që shpërndahet për një skenar ndryshe nga ai i një proteste shpreh panik. Paniku është i justifikuar, pasi nesër do të marrë formë bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim, pavarësisht dallimeve. Ne na bashkon dëshira për ndryshim. Shqiptarët e kanë kuptuar kështu nuk vazhdohet më. Balanca është vendosur në krahun e shqiptarëve të ndershëm. Nuk ka më institucione që mund të mbajnë peng të ardhmen”, tha Basha.

Ndërkohë që Monika Kryemadhi ndërsa theksoi se nuk do të ketë më dhunë , vuri në dukje se do të marrin masa të mos jemi pre e provokimeve .

“Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë, nuk do të ketë dhunë. Do të marrim masa të mos jemi pre e provokimeve të punonjësve civilë të shtetit. Protesta e nesërme do të jetë jo vetëm paqësore, por edhe më madhështorja. Do të protestojmë sepse duam të jetojmë në Shqipëri” , u shpreh kryetarja e LSI.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.