“Art në Valët e Vlorës” , gati për startim nga moderatorja Anila Ahmataj

0
1094

Edicioni më i bukur i përvitshëm në qytetin bregdetar të Vlorës me promovimin e fëmijëve talent që mundësitë e tyre për të prekur skenat e mëdha nuk janë të mundura , organizatorja e këtij spektakli gazetarja e Televizionit Shqipëtar dhe prezantuese e shumë eventeve kulturor dhe artistik si brenda dhe jashtë vendit Anila Ahmataj organizon për të katërtin vit radhazi spektaklin “Art në Valët e Vlorës”. Një spektakël ky mjaft i bukur nga ku marin pjesë rrethë tridhjetë fëmijë të ndryshëm të shkollave të qytetit nga mosha 8 vjeç e deri në moshën 18 vjeç. Si çdo vit Anila është përpjekur të sjell risi të reja brenda këtij spektakli në zhanre të ndryshëm të artit.Tridhjetë fëmijë që do të performojnë live para një publiku të gjerë ku do të vëzhgohen dhe ndiqen edhe nga një juri e mirfillt e cila do të vendosi dhe përzgjedhi ata më të mirët. Nga ku do të ndahen edhe ç’mime për vendet e para.Performanca e këtyre fëmijëve është në kërcim , këngë , aktrim si dhe në vegla muzikore ka thënë për Revistën “FJALA” Organizatorja dhe Producentja e këtij spektakli . Ajo ç’ka na pohoi Anila në lidhje me surprizat dhe risitë e këtij viti , ishte fakti që ky spektakël këtë vit përveç risive të reja dhe pjesmarrësve do të ketë edhe fëmijë pjesmarrës nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë . Pyetja se këta fëmijë a do të jenë pjesë e konkurimit apo jo Anila u përgjigj “Le ta lëmë surprizën në çastin e duhur”. Kësisoj duke pritur organizimin e këtij eventi jo vetëm vogëlushet e qytetit bregdetarë , por edhe më të rriturit , si gjithnjë do të shijojnë vlerat artistike që do të përcjellin ky aktivitet . Natyrisht që veprimtari të tilla nuk mbartin në vetvehte vetëm shijet artistike , por kanë dhe vlerën e zbulimit të talenteve të reja , ku pa mëdyshje qytetit të Vlorës nuk i mungojnë . Ndaj Revista “FJALA” duke përgëzuar dhe inkurajuar njëherazi kolegen dhe gazetaren e mirënjohur të qytetit bregdetar Anila Ahmataj për punën e saj të shkëlqyer dhe profesionale si organizatore dhe moderatore , vlersojmë se ky event do jetë model edhe për qytete të tjera të Shqipërisë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.