ZHVILLIMIM I TEATRIT NË SHKODËR DHE PJESEMARRJA E GRUAS SHKODRANE NË LËVIZJEN TEATRORE

0
127
Nga Zenepe Dibra  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Teatri,kjo çfaqje e jetës shpirtërore të popullit, kjo tribunë e përpjekjes për të mirën dhe e luftës për të keqen, kjo skenë e intrigave, dashurive, luftrave, lotëve dhe psherëtimave: për herë të parë në Shkodër. Si vazhdim i shumë manifestimeve, të shprehjes në art të ngjarjeve më të rëndësishme te jetës së kombit dhe vendeve të tjera,të veseve dhe virtuteve,të shdrrimeve social – ekonomike etj,kjo gjini arti, merr formë më të organizuar, po për herë të parë në Shkodër, me 20 shkurt 1879 me çfaqjen e pjesës gazmore “Mako” nga nxënësit e kolegjit severian. Kjo ishte vepër e Qezarit e përkthyer dhe e përshtatur zakoneve të vendit. Ky fillim i lëvizjes amatore do të vazhdonte përsëri po nga nxënësit e kolegjit severian me pjesën “Nata e Kshnellave”, shkruar nga poeti arbëresh i kolonisë shqiptare në Greci di Puglia, Leonard de Martino, në të folmen e gropës së Shkodrës. Pastaj do vazhdonte me një seri çfaqjesh nga nxënësit e shkollës shqipe françeskane, që, nga krijimi i saj më 1902, japin pjesë të përkthyera, të përshtatura dhe origjinale si “Pata”, “Shqiptari i qytetnuem”, “Vllaznia”, Shkolla e muzikës”, komeditë e Molierit të përshtatura nga Gj. Fishta e tj.
. Nxënëset femra për herë të parë shihen në çfaqjet teatrale të shkolles së vajzave Stigmatine që u themelua në vitin 1878 dhe që aktivitetin teatral e zhvillonte nepërmes shoqërisë “Bijat e Marisë” që doli nga gjiri i kësaj shkolle.Aktivitetin teatral e nisën më 24 tetor 1880 kur japin çfaqjen e parë,dramën “Nata e këshndellave” direkt prej femrash bile duke zëvëndësuar edhe atë të burravë dhe duke e vazhduar prej afro 30 vjet. Pastaj vejnë në skenë dramën “Prej robnijet në liri” që u çfaq në një salon të përgatitur për këtë qëllim. Nxënëset aktore të para qenë; Pina Pistulli, Lezina Muzhani, Liza Dema, Liza Fishta e Roza Shiroka. Disa pjesë që ato kanë dhënë janë;melodrama” Baritë e Betlehemit”(1915); dramat “E trathtyemja”(1919), “Motra për vëllanë”(1920), “E panjoftuna”,(1921),Teatri Migjeni - KultPlus boceti”Bisedë blegtoreshash”(1924). Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të shkollës u luajt “Shqiptarja e qytetnyeme” melodrama me melodi popullore. Më vonë u luajtën tragjedia “Efigjenia n’Aulidë”, “Ermira”(1937),”Maria Stuarda”, “Këngëtarja fatoze”, “Në kërkim të lumtunisë”, “Fabiola”,”E bija e Tomas More”, “Për nanën”, “Ejt e këshnellave”,”Maria Antonieta”, “Fëmija i bardhë” e shumë lojë gazi. Drama “E trathtuemja” e përkthyer dhe e vënë në skenë nga Viçens Prendueshi dhe e çfaqur në vitin 1919,u ndoq nga një një numër i konsiderueshëm spektatorësh dhe korri një sukses të madh.Në këtë dramë interpretuan nxënëset Tina Ashiku,Lezina Çefa,Adelajde Leka,Angjelina Temali,Kristina Gjonej,Matilde Kakarriqi,Ida Kodheli,Kristina Çefa etj. ku dallohet për një interpretim mjaft dinjitoz Angjelina Temali. Në melodramën “Shqyptarja e qytetnueme”me vargje të At Gjergj Fishtës,e çfaqur me rastin e 50 vjetorit të themelimit të kuvendit të murgeshave Stigmatine në Gjuhadol në vitin 1928,interpretuan nxënëset Luigjina E.Koliqi, Gjina Suli, Beatriçe Kurti, Domenika Darragjati, Gjyliana Z.Çoba, Rozina T.Prela, Marta Gjomarkaj, Madalena Koliqi, Terezina Koliqi, Filomena Krasniqi, Antonieta Noga, Liza Mjeda, Margarita Mazrreku, Madalena dhe Çiljeta Çeta, Çilieta e Toninia Bufli, Gjyzepina Çoba. Në vitin 1936 u çfaq një dramë me episode të jetës së Shën Elizabetës ,me shume pjesë të mallëngjyera ku interpretuan:Antonieta Saraçi, Stefania Curani,Gjyzepina Bazhdari, Karmelina Koliqi etj.Më 13.2.1938 u çfaq drama “Ermira” ku interpretuan : Albina Dajçi, Gjyljana Dionizi, Lizeta Kroqi, Gjigjeta Bozhdari, Gjyljana Kakarriqi, Ida Kraja, Maria Deda, Rregjina Krroqi, Agetina Mirdita, Bernardina Saraçi, Karmelina Shestani. Pavarësisht se këto interprete ishin nxënëse,vajza të reja ,ato me lojën e tyre modeste treguan se edhe femra shkodrane , megjithëse i ishte mohuar e drejta për të dalë në publik, kishte të gjitha aftësitë dhe talentin teatror, për tu përfaqësuar denjësisht dhe me kurajo në çfardo skene ku do i kërkohej.Kjo shkollë ju dha mundësinë këtyre vajzave për të shprehur aftësitë teatore dhe talentin artistik,por jo për të dalë në çfaqje publike.Gjithashtu kjo shkollë u bë fidanishtë e përgatitjes së shumë aktoreve dhe artisteve të ardhshme që duke kapercyer konservatorizmin e kohës dhe obskurantizmin e ambientit shkodran (që me rolet e burrave në ato të femrave i kthenin çfaqjet teatrale pothuajse në tragjikomedira) në një të ardhme jo shumë të largët do bëheshin yjet e skenës shkodrane dhe asaj shqiptare.Pjesë me vajza kanë organizuar edhe murgeshat Selezjane dhe Servite, por me një hov më të vogël.Salezianet i jepnin çfaqjet shqip kurse Servitet ishin të gjitha italiane dhe mbanin një orfanotrof vajzash me ndihma të ardhura nga Italia që jepnin çfaqje, bocete italisht për një rreth njerzish të zgjedhur.Në një fotografi, në librin e Andrea Skanjetit, Artist i Popullit, “100 vjet teatër në Shkodër”,tregohet pjesë nga çfaqja e komedisë”Luftimi i veseve” ku interpretuan vajzat Tilja Ndoci,Neta Pjetri,Agetina Lleshi,Gjyljana Çoba.
Me krijimin e shoqërive kulturore dhe artist
ike në qytetin tonë jo vetëm që gjallërohet lëv

Teatri “Migjeni” feston 72-vjetorin e krijimit

izja artistike në qytet ,por ajo që është më e rëndësishme është se fillojnë të shihen shejat e para të një civilizimi kulturor më të gjërë dhe të plotë nga pjesmarrja e femrës në disa aktivitete kulturore që do të hapte siparin e një fillimi të ri të debutimit të femrës në çfaqjet publike.Më 28 nëntor 1918,në përvjetorin e gjashtë të festës sonë kombëtare, shoqëria teatrore “Rozafat” dha një shfaqje letraro-muzikore në bashkëpunim me grupin “Një tubë djelmëni shkodrane” që udhëhiqej nga patrioti Kel Marubi. Në këtë shfaqje për të parën herë recitoi me burra, një poezi patriotike”Nëna dhe bija shqiptare”të Vinçens Prenushit, e ulur mbi një stol duke qëndisur flamurin e kuq me shqipe të zezë, vajza shkodrane Lajde Gurakuqi. Vlen të theksohet se “Rozafat” ishte e vetmja shoqëri në Shkodër ku anëtarët e saj mblidheshin me familje: burra, gra,vajza dhe kalonin mbrëmjet me bufetë dhe me kërcime moderne e valle popullore, recitime dhe fjalë gazi etj.Këtu mund të përmendim një bocet me një akt “Kombi dhe flamuri” ku këngët solo të bocetit i interpretuan ndër femra Aneta Shllaku dhe Rozina Radoja.
*Ajo që në Shkodër njihet si dalja për herë të parë të femrës shkodrane në skenë, ishte çfaqja “Erminja e vorfën”,dramë e shkruar nga Kolë Gurakuqi, sipas përmbajtjes së një filmi, e organizuar nga shoqnija “Vllaznija”, një shoqëri kjo e drejtuar nga Hilë Mosi, Sali Nivica, Kristo Floqi, Z.Skanjeti, dhe me një aktivitet të gjërë jo vetëm teatral por dhe artistik,kulturor dhe sportiv.Në këtë çfaqje që u dha më 10.8.1919 merr pjesë një femër si aktore bashkë me burra.Shtypi i atëhershëm nuk kishte guxim të vinte emnin e kësaj femre por dihet që ajo ishte Roza Kakarriqi(Shoshi). Për të realizuar këtë çfaqje shoqëria hasi në vështirësi sepse shumë organe të shtypit e quajtën veprën e padenjë për të meta morale për shkak të pjesmarrjes në të, të dy femrave. Shoqëria “Vllaznia e ngriti këtë problem në faqet e revistës “Agimi” dhe arriti ta detyronte këshillin e Bashkisë të lejonte që çfaqja të jepej.Por këtij lejimi ju vu një kusht: në reklamën e çfaqjes të shënohej se ndalohej hyrja e qytetarëve nën moshën 17 vjeç në teatër, ndërsa aktores Roza Shoshi, që ishte protagonistja kryesore e dramës të mos i vihej emri në reklamë, por vetëm inicialet M. M..Në këto kushte presioni të ushtruar nga fanatizmi i asaj kohe amatorja tjetër femër, Tusha Ibrahimi, u tërhoq dhe nuk pranoi të luante rolin e Magdalenës(nënës së Erminjës). Rolin e saj e luajti vetë autori, Kolë Gurakuqi.
*Shoqëria “Teatri Shkodra” kur e nis veprimtarinë e saj me dramën “Gjinovefa e Brabantit”,dramë me 5 akte,nga Shmid, përkthyer nga Mark gurakuqi e Luigj Naraçi, e dhënë më 1921,aktivizon përveç disa aktorëve burra , edhe dy femra ;Lajde Çamuku dhe Age Rukja. Çfaqja pati një sukses shumë të madh por dy vajzat guximtare provuan një fat të paparashikuar nga ambienti konservator në të cilën u lëshuan sharjet dhe shpifjet, sa familja Çamuku u detyrua ta dërgojë vajzën e tyre në Itali,për të shuar fjalët,kurse Age Rukja,si mësuese e re u shkarkue nga detyra duke mbetur në mëshirë të fatit ,derisa vdiq nga tuberkulozi
*Sipas Lazër Radit “Nusha Prenushi (Kodhe
li) duhet të konsiderohet pionierja e parë e teatrit shqiptar, që pa marrë parasysh as fjalët e as thashathemet, i u përkushtue teatrit dhe luajti p

PROFIL/ 27 vjet në skenë dhe 60 role në Teatrin “Migjeni”, Mirjam Bruçeti aktorja që interpretoi Nicën… - Berati.TV

jesë shumë të bukura dhe të rëndësishme përkrah aktorëve të tillë që shkëlqenin në ato skena të vogla të komedisë shqiptare si Mihal Popi, Mustafa Budini, Matish Prenushi.Nusha ishte shkodrane dhe e martuar me Matish Prenushin ,që së bashku me një grup aktorësh shkodranë u bashkuan dhe krijuan kompaninë e parë të aktorëve komikë shqiptarë.Këto merreshin me komedira të vogla që i hartonin vetë ose i merrnin nga Kristo Floqi, etj.dhe që mund të konsiderohen nismëtarët e teatrit në Tiranë.”
*Gjon Karma në shkrimin e tij në revistën “Skena dhe ekrani”, “Shtrirja e lëvizjes amatore në Shkodër” thekson që në vitin 1938 në arenën e teatrit amator shkodran del një shoqëri me emrin “Komuniteti mysliman”, që ndërmjet veprimtarive të tjera, merrej edhe me teatër.Shoqëria, megjithëse varej nga kleri mysliman, arriti të nxjerrë si aktore dhe femrën.
*Shoqëria “Besa” e krijuar në vitin 1928 nga një grup nxënësish të Gjimnazit të Shtetit, në vitin 1936 çfaq dramën “Spiuni” të shkruar nga Xhemal Broja ku aktivizohet edhe një nxënëse e gjimnazit Meleqe Gjinali.Po kështu edhe në një çfaqje të dhënë nga shoqëria “Vllaznia II” me 28 nëntor 1936,e titulluar “Ali Pashë Tepelena dhe suljotët”, merr pjesë vajza Erminia Deda.Në çfaqjen e komedisë “Një atentat në Lodertunë”e dhënë po nga kjo shoqëri do të interpretojnë edhe :Luçie Voci,Zoga Sadiku,Myzejen Gjinali.
*Në dramën “Dy princa për një vashë” të dhënë më 1938, të rregjizor Prof.Henrik Lacaj(Grupi teatror i Kino-teatrit “Rozafat )do të luaje në rolin kryesor atë të Irenës, Marie Marku (Curani).Për herë të parë kjo vajzë e thjeshte ,inteligjente dhe e shkathët, bijë e një gjellbërësi arrin të konsolidojë rolin e femrës në skenën shkodrane duke mposhtur fanatizmin dhe meskinitetin e ambjentit.Çfaqja jepet disa herë dhe Maria arrin të lozë rolin e saj me një guxim të rrallë në të gjithë çfaqjet. Sipas L.Shllakut, Marien nuk e priti fati i paraardhëseve të veta sepse në mbrojtje u ngrit opinioni përparimtar shkodran.
Mbas aktiviteteve të sukseshme, të larmishme, me karakter kombëtar, fetar,politik dhe edukues të këtyre shoqërive të krijuara në qytetin e Shkodrës që i dhanë tempin jetës kulturore jo vetëm qytetit tonë por dhe krejt Shqipërisë, me pushtimin e saj nga italianët dhe më pas nga gjermanët , nuk vihet re ndonjë veprimtari ku të spikatë veprimtaria e gruas shkodrane në jetën aktorjale.Në vitet e pasluftës mund të përmenden disa pjesë teatrale ku kanë luajtur femrat si “Bujtina e të varfërve” e M.Gorkit dhe rregji të Filip Ndocejt(5.2.1945) ku luan Parashqevi Shallvari,”Përtej horizontit”e E O’Neil me rregji të Zef Zorbës(3.4.1945) ku luajnë Terezina Pali,(Zorba),Vitore Saraçi, “Armiku i popullit” të Ibsenit dhe rregji të Zef Zorbës ku luajnë Terezina Pali(Zorba),Biserka Kokoshi Teatri Migjeni ne Shkoder - KultPlus i Shtëpisë së Kulturës më 1946 dhe formimi i një grupi diletant pranë tij jo vetëm që i dha një shtysë lëvizjes artistike dhe teatrore, por rriti në mënyrë të dukshme pjesmarrjen e femrës në këtë lëvizje.Kështu do të dallohen dhe do të shquhen në interpretimin e shumë roleve në drama, komedi ,opereta e melodrama : Aneta Shllaku, Parashqevi Shallvari, Ida Kraja, Antoneta Fishta, Vitore Ujka, Çezarina Çiftja, Gjyljana Kçira..Në vitin 1947 u krijua grupi qëndror i qytetit ku rregjizori i shquar Andrea Skanjeti ven në skenë disa pjesë ku dallohen : Tek “Ishulli i paqes’ Çezarina Çiftja,Ida Kraja,Vitore Ujka,tek “Qypi me flori”,Matilde Pepa tj.Po kështu nga grupet amatore pranë Shtëpisë së kulturës jepen disa çfaqje si: “Dashuri në agim”dramë e grupit “Vasil Shanto ku dallohet aktorja Violeta Pali,komedia “Fanatikët” e Karlo Goldonit e përkthyer dhe vënë në skenë nga Andrea Skanjeti,ku dallohen Domenika Veli,Violeta Pali,Diamanta Pema Komedia “Grindjet”po e Karlo Goldonit d e përkthyer dhe vënë në skenë nga Andrea Skanjeti ku luajnë Julka Kakarriqi,Veronika Prela,Domenika Veli, “Koha e rinisë së Baballarëve” e dramaturgut Boris Gorbatov ku luajtën Ana Ujka,Terezina Preka,Domenika Veli,Vera Prela.,komedia e Molierit “Gjorgj Dande” ku dallohen Ana Ujka,Vera Prela.Në vitin 1951 krijohet teatri i kukullave,një mënyrë argëtimi dhe edukimi për fëmijtë jashtë proçeseve mësimore ku angazhohen shumë aktore që me talentin e tyre bëhen protagoniste të shkëlqyera të shumë çfaqjeve për fëmijë si:Tinka Kurti,Julka Kakarriqi,Aneta Nika, Benardina Pistulli,Bora Meta,Ermelinda Pema,Afrore Sokoli,Terezina Vasia,Veneranda Prendi.
Me ngritjen e teatrit profesionist të Shkodrës,më 1949, një ngjarje me rëndësi për amatorët e artit skenik dhe për krejt popullin artdashës shkodran,hapet një horizont i ri dhe perspektivë më e madhe për rritjen e mjeshtrisë aktorjale dhe interpretimi kualitativ. Veçanarisht për femrën artiste shkodrane, ky qe një rast ku ajo do të shpaloste aftësitë e saja aktorjale ,energjitë dhe pasionin për këtë gjini kaq të bukur të artit që i kishte munguar jetës saj shpirtërore dhe artistike. Dhe qysh në çfaqjet e para të këtij teatri do të evidentohen aktoret, pionieret e para femra,rradhët e të cilave do të shtoheshin çdo ditë dhe do të bëheshin një nga shtyllat kryesore të kësaj trupe të mrekullueshme, si: Antoneta Fishta, Vitore Ujka, Çezarina Çiftja, Tinka Kurti, Liza Skrami, Marie Buçi, Bahrie Mani,Vera Vreshtazi, Domenika Ndoja,Vera Prela,Roza Xhuxha, Hajrije Kola, Drita Tahiri,Violeta Sekuj, Donika Franja, Ermelinda Paparisto, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Marie Curani, Justina Alia, Shpresa Garuci, Mirjam Bruçeti ,Katrina Biga, Drande Xhai, Paskualina Gruda, Merita Smaja etj.pa harruar të madhen Marie Logorecin që pavarësisht se nuk luajti në skenën shkodrane, ajo qe një nga yjet e skenës shqiptare duke mos harruar kurrë se ishte bij Shkodre, gjë që nuk e trathtoi asnjëherë diksioni i saj i mrekullueshem me tonacionin e theksuar verior.Tartufi” i Molierit korr sukses nën interpretimin e aktorëve shkodranë të “ Migjenit”
Po kështu vlen të përmendet aktorja e talentuar shkodrane Ana Kçira,e cila luajti në skenën e Teatrit Popullor në 16 role,duke krijuar mbresa të pashlyeshme tek spektatori,me gjallërinë e saj,lojën e bukur dhe origjinale e dalluar veçanarisht në komedinë “Qypi me florinj” të Gjon Karmës(1946),në rolet e djemëve në disa pjesë teatrale,apo të vajzave çapkëne në disa pjesë tjera si Aniska(Invadimi),Maja (Platon Kreçet),pionierja(Prefekti) etj.Si aktore ajo u shqua në skenën e Estradës Shtetit,ku për 15 vjet debutoi në 80 premiera.Këtu dallohet si konferenciere, që me zërin e saj joshës dhe pamjen e këndëshme, do të mbante gjallë çfaqjen gjatë gjithë kohës.Por ajo që do linte gjurmë në jetën aktoriale të Ana Kçirës ,do të ishte roli i saj në pjesën “Pinoku” të Karlo Kolodit,ku ajo interpreton me frymëzim dhe mjeshtri dy anët e përsonazhit ;buratinin dhe njeriun , ku kalimin nga njëra pjesë tek tjetra, do ta bëjë me një mjeshtiri të vërtetë aktorjale.76 vjetori i aktores së mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Donika Frenja
Në historinë e teatrit “Migjeni” ato që lanë gjurmë të paharrueshme dhe mbresa të pashlyeshme , që i dhanë tonin dhe frymën feministe për dhjetra vjet këtij tempulli artistik, pa të cilën s’do kishte zhvillimin që mori më vonë në skenën kombëtare, do të ishin artistet e mrekullueshme të skenës dhe më vonë të ekranit si Antoneta Fishta, Vitore Nino,Tinka Kurti,Roza Xhuxha, , Zyliha Miloti.
Artikulli asht i pergatitur nga nje bibliografi e gjere e shume autoreve, si Andrea Skanjet, Gjon Karma, Marian Shestani, Lazer Radi, Lec Shllaku, Mikel Prenushi, Lin Ndoka, etj, Por gjithmone ka vend per te shtuar…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.