ZEVENDESKRYMINISTRJA SENIDA MESI NGA KOPLIKU I FTON GRATE DHE VAJZAT TI SHPALLIN “LUFTE” KANCERIT TE GJIRIT

0
524

Pasditen e së premtës në qytetin e Koplikut ka mberritur zëvendeskryeministrja e Shqiperisë znj.Senida Mesi. Fillimisht numri 2 i qeverisë shqiptare është pritur nga kreu i Bashkisë M.Madhe
z,Tonin Marinaj, nga ku mësohet të jetë zhvilluar një bisede pune, më së shumti rreth pregaditjeve që kerkohet të bëjne të gjitha strukturat edhe ne kuader të fushates së ardhshme per zgjedhjet vëndore.
Me tej një takim i organizuar kryesisht me perfaqesueset e grave ne administraten e bashkisë M.Madhe, Dhe ky takim ka patur në fokus vëmendjen e qeverisë në kuader të muajit rozë. Interesimi i vazhdueshem per shendetin e qytetarve, do të thot edhe një interesim dhe perkushtim i të gjithëve ndaj lufteës që kerkohet ti bëhet kancerit të gjirit, Po kështu pas fjales së znj.Senida Mesi, gratë e pranishmë në këtë takim kanë bërë pyetje, nga ku edhe kanë marrë pergjigje nga zëvendeskryeministrja. Kësisoj fakti se punësimet, veçanarisht në Bashkinë M,Madhe sipas njëres prej aktivisteve më të shquara te forumit të gruas socialiste, ka bërë që pjesen dermuese të këtyre grave që sot i shikon në administratë nuk i njeh dhe per pasoj këto janë në këto pune jo per kontribuit as politik e as professional, ndaj per këtë ështe kerkuar nderhyrja e zëvendëskryeministres Senida Mesi, ku per hirë të së vertetes zëvendëskryministrja u shpreh se duhen njohur kontributet e secilit ne fitoren e pushtetit.
Pas këtij takim, në qëndër të qytetit të Koplikut ështe vijuar puna per vizitat nga mamografiqa e levizshme, per grate që kanë shfaqur interes në këte drejtim.
Edhe ketu zevendeskryeministrja Senida Mesi ka percjelle mesazhin në emër të qëverisë shqiptare, per të gjitha gratë dhe vajzat që të behen pjese e kësaj lufte parandaluese të kancerit të gjirit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.