Gadishmëri dhe përkushtim maksimal në spitalin psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

0
1272

Pas një situate e cila nis fill si një problem shqetësues shpirtëror dhe si rezultat i një respekti të merituar nga ana ime ndaj zonjave që jeta dhe puna më ka njohur, nga ku mar shkas të shprehë falenderimet e mia ndaj policisë dhe spitalit psikiatrik të qytetit të Vlorës pas një pune dhe angazhimi të shkëlqyer duke ardhur në ndihmë në kushtet nga të cilat u informuan nga ana ime. Ky vend bëhet nëse ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi nis nga vet ne, ky vend bëhet nëse ne cdo ditë j’ua edukojmë fëmijëve tanë shprehjen se ky vend që të bëhet duhet që të kontribosh edhe ti. Po edhe policia e shtetit janë njerëz si ne, edhe ata kanë një zemër që pulson dhe një shpirt që mer frymë, e nëse këto të dyja i vë në bashkëpunim atherë edhe uniforma është më njerzore sesa një xhup i thjesht. Shërbimi Mendor dhe Spitali Psikiatrik i Vlorës shpesh herë është gjykuar dhe kritikuar me të drejtë e pa të drejtë, por të mos i mohojmë ato që ofron në shërbim të komunitetit dhe pacientëve të shumtë në godinat e këtij shërbimi të cilët trajtohen dhe rehabilitohen aty cdo ditë. Për të mos harruar pastaj që vitet e fundit shtimi i rasteve të sëmurëve mendor ka ardhur duke u shtuar, mjekët dhe infermierët janë të rrezikuar cdo situatë. Për të disajtën herë dhe problematikave që më kanë cuar në këto ambiente për të kërkuar ndihmën e mjekëve për të sëmurët që kam shoqëruar si një njeri me ndjesi njerëzore në radhë të parë dhe si përfaqësuese e Shoqatës në mbështetje të grupeve vunerabël, më indinjojnë pikërisht sot të falenderoj dhe përgëzoj dy prej mjekëve të spitalit psikiatrik Znj. Diana Brahimmuco mjeke psikiatre si dhe doktor Stiljano Lepuri doktor i Shërbimit Mendor të cilët për cdo rast dhe problematikë me pacientë apo dhe shtrime apo rehabilitime te cdo dite ofrojnë përkujdesje, përkushtim dhe korrektësi. Për këta shërbyes të komunitetit dhe qytetit vlen ndonjëherë t’u shprehet falenderimi për gjithcka bëjnë. Na duhen më shumë njerëz në shembullin e këtyre….

SHKROI: Anila Ahmataj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.