“YMERI MEDICAL CENTER” HIJESHIJA E NJË QYTETI

0
2434

-reportazh-

Në jeten e një qyteti, siç është Kopliku , apo të një trevë siç është Malësia e Madhe , evente të tilla nuk përseriten shpesh , madje deri më tani një e tillë ka ndodhur vetëm një hërë . Kanë “zbarkuar” në qytetin e Koplikut mbi 40(dyzetë) stomatolgë , profesorë e doktorë nga më të shquarit e stomatologjisë Shqiptare dhe të gjithë i ka sjellë ai i cili për më shumë se 40(dyzetë) vite i ka dhënë jetë stomatologjisë , jo vetëm në qytetin e Koplikut , por në tërë Malësin e Madhe . E pra dr. Seit Ymeri , nuk ka vetëm duart e arta , por dhe mëndjen e ndritur dhe vizionare , si dhe pasionin e guximin , jo si shume të tjerë për të “ikur” drejtë qyteteve të mëdha . Ndërsa dr. Seit Ymeri ka qëndruar në qytetin e vetë jo nga “frika” se qyteti i madh të ngushton rrëzet , por nga dëshira për të ndriçuar në qytetin e lindjes . Dhe ja , sot poliklinika dentare e investuar nga dr. Seit Ymeri , këtu në qytetin e Koplikut me emrin sinjifikativ “Ymeri Medical Center”, i jep hijeshi këtij qyteti . Kësisoj të gjithë ata që erdhen në këtë ditë inagurimi , i bënë “mashallah” kësaj poliklinike.

“YMERI MEDICAL CENTER” HAPË DYERT . . .

Mjek stomatolog , nga e gjithë Shqipëria . Miq , shokë , por edhe pacient , të cilët e kanë provuar mjeshtërinë e duarve të dr. Seit Ymeri ishin prezent natyrisht edhe familjarë e njerëzë që i’a duan të mirën doktorit dhe familjës së tij . Mbi të gjitha vlen të ritheksohet fakti se këtu në mjediset luksoze të poliklinikës së re , moderne e bashkekohore ishin i gjithë Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Stomatologut Shqiptar më në krye presidentin e tyre dr. Nikoll Deda . Por pa mëdyshje nuk kishte se si të mungonte në këtë event madhor në qytetin ku ai ështe i “Zoti” i Shtëpisë z. Tonin Marinaj, kryetari i Bashkisë , nënprefektja Taze Lohja , Drejtori i Tatim Taksave të Qarkut Shkoder Hysen Hysa , por veçmas të tjerve edhe dy politikanët lokal : kreu i socialistëve Lulzim Zaraj dhe kryetari i PD Anton Kokaj , e të tjerë . Të gjithë pa ndrojtjen e politikes i kanë thënë faleminderit dr. Seitit , jo thjeshtë për ftesen , por për këtë investim kaq madhor në qytetin e Koplikut . Këtu nuk do të mungonin as intelektualet e Malësis së Madhe , ku veçojmë kritikun dhe njëherazi drejtues i lidhjes së shkrimtarëve Kadri Ujkaj , por edhe kryetari i departamentit të krijuesëve në shoqaten Kulturore – Artistike “Sali Mani” Dakë Keqaj e mjaftë të tjerë . Të gjithë pasi kanë vizituar këto mjedise madhështore , natyrisht që kanë duartrokitur prerjen e shiritit nga presidenti i Urdhërit të Stomatologut Shqiptar dr. Nikoll Deda dhe Kryetarit të Bashkisë , por fotot kanë dal në planë të parë.

ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE PËR DR. SEIT YMERIN

Eventi , kushtuar kësaj ngjarje jo të vogël investuese në qytetin e Koplikut , është spostuar në një nga lokalet po luksoze të ketij qyteti . Ka qënë dr. Armela Ymeri e cila edhe pse është nuse shtëpie , nuk ka prituar ta marri dikush tjetër rolin e moderatorës së këtij eventi , duke treguar se një familje doktoresh , dinë të jenë edhe familje artistësh , se për sportista , po e tregojne mjafte mirë , me Ersil Ymerin . Pasi qyteti i Koplikut tashmë krahas Balaj dhe Hysaj ka edhe talente që po i tregojnë mjaftë bindshëm forcat e tyre në superligë . Gjithësesi kthehemi tek aktiviteti : znj. Armela ka ftuar kryetarin e Bashkisë z. Tonin Marinaj për të përshëndetur . . . Më tej në emër të Urdhërit të Stomatologut Shqiptar nga presidenti Nikoll Deda i është dorzuar dr. Seit Ymerit Çertifikata e Mirënjohjes . . .  Ndërkaq mjaftë impersionuese ka qënë jo vetëm për dr. Seit Ymerin , por për të gjithë të pranishmit , tufa me lule nga Familja , por edhe një tjetër vlersim mirënjohje për doktorin , sërish nga dinastia e dentistëve Ymeri . Më tej çdo gjë është kthyer në atmosferë festive , trokitje gotash , urime dhe përshendetje muzikore . . .

 

YMER = JETË , NDAJ ME JETË POLIKLINIKA DENTARE “YMERI CENTER MEDICAL”

Kësisoj një aktivitet i tillë , i këtyre përmasave , i ka dhënë bukurinë e duhur , tërë sharmin e merituar poliklinikës “Ymeri Medical Center” . Ndaj duke mos e përfunduar këtë reportazh kushtuar enkas këtij investimi , mbase ia vlenë të citojmë edhe disa nga personalitet shkencore të stomatoligjisë shqiptare të cilët për një ditë të vetme , sikur na krijuan fakultetin e stomatologjisë në Koplik . Kësisoj le të citojmë disa nga këta përfaqesues të Shkencës Shqiptare të Stomatologjisë : Prf. Dr, Pavli Kongo , prf. Dr. Argjoiro Meto , prf. Dr. Nazmi Kaçi , prf. Dr. Ramazan Isufi , prf. Dr. Fejzi Keraj , prf. Dr. Rozarka Budina , prf.  Dorian Hysi , të gjithë këta nga Tirana . Ndërsa nga Mali i Zi ishin mysafir : dr. Dragan Jokiç , dr. Vladan Krezeviç , dr. Xhavit Lekiç , Bozhdar Karadegiç , dhe Vaid Frejuckiç . E pra të gjithë këto personalitete të stomatoligjisë jo vetëm Shqiptare , panë me sytë e tyre se si ka marrë jetë një investim i tillë , ndaj të gjithë u ndjen të befasuar nga ky realitet tashmë i prekshëm dhe rrezatues këtu në qytetin e Koplikut.

Foto gjatë inagurimit : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.