Xhubleta/ Rita Shkurtaj ndihet mirë që u muar në mbrojtje nga UNESCO

0
302

Interviste me Rita Kalaj Shkurtaj per ruajtjen e punimeve të çakshirave dhe  xhubletave - YouTube

Studiuesja Rita Shkurtaj e cila ka edhe një shoqatë në Malësinë e Madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e xhubletës ndjehet krenare për faktin se xhubleta do jetë e mbrojtur nga UNESCO ndërsa tregon se është faktuar se kjo veshje tradicionale e grave në Malësinë e Madhe daton 4500 vite më parë.Shkurtaj tregon edhe sfidat me të cilat është përballur xhubleta në këto 30 vite të tranzicionit.Xhubleta', veshje tradicionale krahinore kombtare shqiptare. Nder me te  vjetrat deri 4000 vjet qe akoma veshet ne… | Albanian clothing, Albanian  culture, Albanians Xhubleta e cila ndodhet vetëm në shtëpitë e malësoreve është një veshje e cila për shumë vite me radhë nuk pati interesin e duhur. Institucionet u zgjuan për të mbrojtur xhubletën vetëm kur lahuta u shpall si instrument që i përket Serbisë pak vite më parë.Shkurtaj beson se pavarësisht vështirësive tradita e xhubletës nuk do të humbasë asnjëherë në Malësinë e Madhe.Prej disa vitesh Rita Shkurtaj është tejet aktive me aktivitete në mënyrë që të rinjtë ta njohin dhe ta përdorin xhubletën ndërsa është gati një projekt që lidh nxënësit e shkollave në Malësinë e Madhe me xhubletën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.