XHAHID BUSHATI – SHKODRANI QË LETËRSISË I JEP KUPTIM

0
199
(Çerkin Bytyçi,
Shkodra, qyteti i traditës dhe kulturës, e ka edhe një të palodhshëm që jeton e punon për te dhe vendin, Xhaid Bushatin, punëtorin e devotshëm të arsimit që nuk e kurseu veten për të shpërndarë dijen gjithandej, gazetarin që nuk u lodh për të afirmuar edhe imtësitë e të arriturave të çdo sfere, shkrimtarin që nuk pushon për të krijuar, personalitetin që është urë lidhëse në komunikimin kulturor me gjithandej.
Po po, Shkodra historike, në djepin e saj të kulturës, e ka këtë mik të madh të lexuesëve që me fjalën letrare dhe veprimtarinë krijuese, është ngulitur në enciklopeditë e përjetëshme duke ia ngritur namin letërsisë dhe fjalës shqipe në dimensionet e plotëkuptimshmërisë.
Bagazhi prej shkrimtari ngërthen disa dhejtra botime që lexohen dhe rilexohen me ëndje. Disa nga to si pjesë përbërëse e lekturës shkollore që i shoqëron nxënësit e moshave të ndryshme në përditëshmërinë e gjuhës dhe letërsisë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e arsimin shqip në trevat shqiptare. Janë këto zhanre të ndryshme krijuese; romane, tregime, ese, skica, por, të dashura në veçanti janë vargjet për fëmijë të përmbushura me përplotë porosi të ngritjes së vetëdijes dhe mendimit pozitiv. Ato rrjedhin posi këngët e zogjëve, si gurgullimat e ujëvareve, si shushuritjet e gjetheve dhe që magjepsin me puhizën e mrekullueshme letrae.
Çdo fjalë e varg lexuesin e tërheqin për t’ia përmbushur zemrën dhe shpirtin me rrëfimet që secili mund të identifkohet me to dhe, gjithësesi ndihet sikur bashkëkuvendon me të zon e tyre që, për t‘i sjellur krijimet në faqet e librit, nuk ka patur qetësi, nuk ka bërë gjumë, ka derdhur djersën dhe shkrirë veten në skalitjen e punës së tij krijuese, të cilën e vazhdon me të njejtin përkushtim, me zell e me intensitet edhe më të shtuar.
Sa shpejt ikin çastet e takimit me shkrimtarin Xhahid Bushati të cilin nuk ishte fare vështirë për ta takuar. Pyetëm për te në një lokal në qendër të Shkodrës dhe, kamarieri, me plot mirësi, me celularin e vet i telefonoi fisnikut, bujarit, zemërgjerit pa përtesë, shkrimtarit Xhahid Bushati.Mund të jetë një imazh i teksti
Edhe pse ia prishëm qetësinë e mbrëmjes, lutjes që të takohemi, iu përgjigjë: -„Erdha! Aty më keni pas pak minutash!“
Ishte ky takim i parë i drejtëpërdrejt por krijimtaria dhe emri i tij në zë, më ishte e njohur ngaherë. Biseda vëllazërore rrodhi si krua. Rrëfimet e shkrimtarit të përmasave të veçanta, i dëgjonim me kërshëri sëbashku me Dr. Zehadinin (Gashin) dhe farmacistin Jakup (Qovanaj) që ndodheshim në tavolinën e vendosur në kalldërmin e rrugës kryesore të Shkodrës pitoreske, ku dritat dhe muzika e lehtë që vinte nga lokalet, ia shtonin edhe më kuptimin jetës sëmbrëmjes.
Fjalët me peshë që shqiptoheshin me letrarishten e përkyer të kombinuar me theksin shkodran, te ne vinin si një melodi qetësuese e shpirtit të etur për letërsi, art e kulturë. Ndonëse shkrimtari e përmbushi interesimin tonë për të rrëfyer për jetën e tij në kohën aspak të leht të cilës i mbijetoi me sakrificë e punë aspak të lehtë e me përgjegjësi.
Modestia ishte virtyt i lartësuar i shkodranit të përkushtuar. Për veten fliste vetëm sa për t’iu përgjigjur bashkëbiseduesëve kureshtarë, mbase në rend të parë i renditëste meritat e kolosëve, në mesin e të cilëve, me konsideratë të lart e them se bënë pjesë edhe vet ai.
Duke lexuar publikimet e Xhahidit në Revistën „Hejza“, në gazetën „Telegraf“ e „Nacional“, në FB e tij dhe mediat tjera të shkruara e elektroinike, vërehet se ky krijues, nuk ka ndërmend të pushon. Pos veprave të tij që i krijon e boton intensivisht, detyrë mbi detyrat vetes ia ka shtruar ti shpëton nga pluhuri i harresës krijuesit e shumtë shqipfolës e ndërkombëtarë, ata që kulturës i dhanë shumë. Xhahidi, duke gjurmuar edhe imtësitë e jetës dhe veprës së shkrimtarëve, artistëve, muzikologëve dhe në përgjithësi njerëzve të artit, në mënyrë studjuese, po nxjerr në sipërfaqe thesarin e të merituarëve emrat e të cilëve janë të shkruar me shkronja të arta në historinë e kulturës.

PUBLICITET …XHE DIS…GJITHENJE ME AFER KONSUMATORVE
I artë mbetet edhe vet Xhahid Bushati, shkodrani për të cilin shpeshëherë flitet edhe në diasporën shqiptare. Çdo takim e ndej me shkodranët Denisa e Valdet Tahiri që jetojnë në Rottweil, përshkohet me fjalët miradie me të cilat shprehet krenaria e bashkëqytetarëve të Xhahidit për personalitetin dhe veprën e tij.
Me respekt e mbresa flasin edhe nxënësit e dikurshëm të tij që nuk e fshehin meritën që Xhahidi ka për formimin e tyre jo vetëm gjuhësor e kulturor.
Uroj që shkrimtari dhe publicisti i palodhur Xhahid Bushati, shkodrani dhe atdhetari i devotshëm, me shëndet e frymëzime të reja krijuese të marshon drejt shekullit të ri për të na dhuruar edhe disa dhjetra vepra që priten për tu lexuar me kënaqësi.
 20.01.2024)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.