Voltana Ademi ” Ndihem e lumtur që po nisin së shpejti punimet për rrugën Shirokë- Zogaj

0
Jam e lumtur që përmbyllëm hartimin e projektit teknik të zbatimit dhe së shpejti, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Shirokë – Zogaj (Pika e Kalimit Kufitar). Kjo rrugë do të jetë me dy korsi për mjetet motorrike, me trotuar dhe rrugë për biçikleta përgjatë bregut të liqenit, me ndriçim rrugor, me vend parkime të projektuara përgjatë rrugës. Qendra e Zogaj do të rikualifikohet përmes dekorimit me gurë dhe ndriçues dekorativ.
Dua të falenderoj Bashkimin Europian dhe Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) që përzgjodhën projektet e Bashkisë Shkodër në kuadër të programit “Turizëm i Integruar në 4 bashkitë e përcaktuara në Shqipëri” (Integrated Tourism in 4 designated Municipalities in Albania), financuar nga BE dhe BERZH.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.