Vllaznisë nuk i bënë punë as Balaj, mundet në Ballsh

0
74

Naxhi Shensoi debuton me fitore në përvojën e tij të tretë në stolin e Bylisit. Skuadra ballshiote mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në “Adush Muça”, duke marrë një sukses minimal 1-0.Golin që vendosi sfidë ne shënoi Souza Ferreyra në minutën e 59-të, që shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Bekim Balaj, rikthimi i të cilit te Vllaznia u prit me shumë bujë, u aktivizua në minutën e 53-të në vend të Kainës, por pa mundur të bëjë diferencën në fushë.Laçi mori një fitore psektakolare 4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të, ndërkohë që Spahiu dyfishoi shifratpasi kishte kaluar gjysmë ore loje.Laçi në pjesën e dytë shënoi me Akinyemin golin e tretë, ndërkohë që për miqtë golin e nderit e shënoi Joan Çela. Në shtesë për Laçin shënoi Geci për rezultatin përfundimtar 4-1. Nderkaq tekniku i shkodranve mirel Josa   ka  theksuar se skuadra duhej të ishte  me efikase.Vllaznia humbi përballë Bylisit me rezultatin 0-1. Pas sfidës trajneri Mirel Josa u shpreh se ekipi nuk ishte aq efikas sa duhej, pasi Bylisi nuk bëri ndonjë gjë të madhe.“Nuk e filluam mirë lojën, jo se Bylis bëri ndonjë gjë të madhe, duhet të ishim më efikas në lëvizjet e sulmuesve tonë. Skuadrat nuk patën rastin e pastër me shënu, ndërsa në pjesën e dytë e pësuam një gol standart. Ne nuk i lamë hapësira, por duhet të ishim më të qetë, nga krahu i djathtë i sulmit tonë duhet të ishim më efikas pasi krahu i majtë ishte i mirë. Jam dakort deri diku, por problemi nuk ishte se Vllaznia sdonte të fitonte, ne duhet të ishim më të shpejt për të shkuar tek zona kundërshtare. Patëm dy herë raste me Hakajn, duhet të ishim të shpejt në qendër të fushës. Ata e patën të lehtë të thyenin kundërsulmet tona, patëm ekuilibrin e duhur por nuk ja dolëm, rastet e Heriç dhe Hoxhajt nuk na mjaftuan. Nuk mund të them që pati një Bylis ndryshe, thjesht ne duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është problem euforie, thjesht duhet të përmirësohemi, do të shohim si do rikuperohemi”, tha Josa për “Oversport

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.