“Është e vërtetë që luajtëm një ndeshje me ritëm të dy skuadrat. Kundërshtari në krijoi shumë probleme në pjesën e parë me Boshnjakun, por ishte ndeshje mes rivalëve që kishte të gjitha rezultatet brenda.Është një ndeshje që kishte ritëm, ndoshta mbi mesataren sa i përket kampionatit tonë, me dy skuadra që kalonin nga sulm në kundërsulm. Duke pasur këtë ritëm lojtarët kishin probleme fizike. E kemi thënë që në fillim që Vllaznia është një nga pretendentet. Duke qenë e tillë, se ka lojtarë cilësore, ka alternativa në stol. Këto janë ndeshje rivalësh që prodhojnë lojë, janë ndeshje që asnjë skuadër nuk qëndron mbrapa por për të fituar. Kur luhet kështu, është rreziku prezent që mund të fitosh apo mund ta humbasësh.
Kishim më shumë ekuilibër e ishim dominues në pjesën e dytë, Xhixha kishte udhëzim që të mos kthehej pas, por Vllaznia na vuri në vështirësi me Gurishtën që shikonte lart. Ndryshuam rreshtim kur na bënë presion në mesfushë, ndërrimet në mesfushë ishin pak të detyruara. Ishte ritëm i çmendur, se kishte nisje e rinisje dhe me këtë lojë dy mesfushorët lodhen më shumë ndaj ndërruam Veselin e Kallakun. Në pjesën e dytë ishim më konkretë, mund ta zgjidhnim më mirë me një pasim për shokun e jo veprime individuale”, tha Shehi për “Oversport” pas duelit.