Erzeni ka bërë surprizën e madhe, teksa ka mposhtur minimalisht Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Abissnet Superiore.Një supergol i Alan në minutën e 22-të, i dha fitoren shijakasve, që festojnë kështu rikthimin pas 19 viteve në Superiore.Në krahun tjetër, Vllaznia nuk la një shije të mirë në këtë ndeshje të parë, duke mos pasur shumë raste për shënim dhe duke mos qenë të qartë përpara. Kësisojë vllaznia edhe një herë tregoj se ka më shumë fjalë se sa vepra.