Muret i ngjyej me aromën tënde.

0
88

Nga Gladiola Jorbus 

 -Cikel  me poezi , ku poetja Gladiola Jorbus  rikthet     në  revisten “Fjala”, duke “ngjyrosur”  muret e mungeses  me  aromen, e fuqisë  magjike të  poezive të saja-redaksia-Poezi - nga Gladiola Jorbus

 Kur bie nata

Kur bie nata, lulëkuqet çelin

mbi qerpikët e Budës së fjetur.

Gjethet e pemëve dridhen

si gishtërinj të ndrojtur,

nën sfondin e hënës që tretet në agim…

Ëndrrat e shtrijnë mantelin

mbi detin e bruztë të Venusit.

Dhe lotët derdhen si shi,

në tempullin e vetmisë.

Fryma ime këndell muret e shpirtit

si një puhizë që dhembjet flladit.

Dhe shpresat ringjallen

në ekuinoksin e jetës.

Aty më pret ti.

Në fund të fundit…  Gladiola Busulla :: Biografia

Muret i ngjyej me aromën tënde.

Gishtërinjtë luajnë me tisin e një ëndrre.

Qindra lutje jehojnë në zemrën time

si stasimat antike të një korifeu.

Trishtimi mjegullohet mbi nënkresat e ftohta,

kur hëna shndrin si një pikëz loti.

Malli derdhet si një shi meteorësh.

Dhe ringjall krateret e një vullkani të shuar.

Asnjë mister nën këtë diell.

Në fund të fundit…

Gjithçka është e shkruar.

Flutura  origami  Gladiola Jorbus; Ulqin në këngë - Ulqini Online - Lajme nga Ulqini, Ana e  Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia

Në letrat e rrudhosura

formësohet uragani i zemrës.

Sa shumë dhembje të ëmbla!

Si refren melodioz

i dashurisë së munguar.

Lodrojmë në erërat e fatit

si flutura origami.

Përkulur dhe palosur

nga gishtërinj ëndërrimtarë.

Lotojmë për gjethet e vyshkura

dhe psherëtimat e humbura.

Jemi letra me vlerë

të përndezura me ngjyra akuareli.

S’ guxojmë të prekemi!

Nga frika se padashur

mund të zbehim

aureolën e ëndrrave.

Horror vacui  Ditët e javës - opinion nga Gladiola Jorbus

Si retë e plogështa

të një pasditeje të dhimbshme…

…zbrazëtia fluron në ajër.

Dhe universi i pafund

është përgjysmuar nga moti i akullemë.

Trishtimi ngjyrë indigo

shfaqet si preludi i një lamtumire të gjatë.

Ëndrrat u shembën si idhuj dështakë

në horizontet e zbrazura.

Boshësi… pa tinguj jete.

Në labirintin abstrakt të fatit

enden kurthe plot gjemba e hije,

sa vetë Dedalusi do të zihej në to.

Lëkurë e plagosur nga mijëra zhgënjime

që kafshojnë dhe fshihen.

Përtej udhëkryqit nuk shihet asgjë.

Horror vacui.

Borås, 28/07 – 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.