VLLAZNIA BARAZON VETEN PËRBALLË ERZENIT 1ME 1

0
69

Vllaznia dhe Erzeni kanë barazuar 1-1 në Shkodër, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Shkodranët fitojnë penallti në minutën e 27-të, pas një kontakti Maliqi-Mala. Nga pika e bardhë e penalltisë u nis Bekim Balaj, i cili dërgoi sferën pas shpinës së portierit.Në minutën e 68-të, Vllaznia ishte me të vërtetë pa fat. Portieri Qarri realizon autogol, me festën e ligjshme që shpërtheu në krahun tjetër. Vllaznia është në vendin e 6-të me 13 pikë. Erzeni gjendet në vendin e tetë me 13 pikë.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.