Vidio Seksi/ Kryebashkiaket po dridhen, avokati Daci: Janë disa kryebashkiakë që pritet të shkarkohen

0
281

Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” thotë se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

”Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”,-tha Daci.

Duke u shprehur se “paligjshmëria dhe imoraliteti” janë rrënjosur në kulturën tonë, Daci pyet “çfarë do të ndodhte nëse Alma K. do të kërkonte një tender më të madh”. Ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.