VESHA NJE KOSTUM BURRI

0
118
E vesha kostumin e një burri  VESHJE BURRI DHE GRUAJE_SHQIPERI E MESME | ALBERT VATAJ
Një ditë
Pa dashtë
S’di a më pat hije
Se s’ish me ngjyrë
I zi ish kujtimi i tij
Ditësh
Që shembeshin
Nga tërmete shpirti
Ngjyrat i lashë
Ëndrrave
Tek mbyllja portat
E djajve
Që harbonin të kafshonin
Me dhëmbë florori
Në dukje
E tek zgërdhiheshin
Më kujtonin
e më kujtonin sërish
Se do më grisej trupi
Prej tij
Ndërsa unë të shihja
Si ndrinte
Ngërdheshja e pinucëve
Skutash

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.