Përgatiti, Dr.Mujo BUÇPAPAJ
“Përkundër këtyre akuzave dashakeqëse e të pabaza, dosja Camaj sjell faktin se informata e burimit nr.205 e dt.20 shtator 1962, në faqen 46 – 32, Camaj, në bisedë të përditëshme në kafene , në Romë me Koliqin, shprehet për letërsinë shqiptare dhe veprat e Çabejt i mirrte nëpërmjet Gjermanisë Lindore dhe se ky i fundit ishte Profesori i shquar ishte për të dhe për profesorët e tjerë gjermano – perëndimorë, e ai ishte albanologu më i madh që ka dalë deri më sot dhe është fat që sot në Shqipëri kanë një profesor shumë të mirë për gjuhën shqipe.”
9. Sigurimi i shtetit rezulton ta ketë përndjekur poetin Martin Camaj për 44 vjet me radhë, prej vitit 1948 deri më 14 janar 1992, kur regjimi komunist mori fund(22 mars 1992).
Ju a këni patur mundësi për ta marrë këtë dosje nga Autoriteti i Dosjeve, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje ?
V.Camaj: Dokumenti i hapjes i dosjes Camaj që mban dt.9 maj 1948, ku shefi sigurims i Shkodrës kërkon aporovimin e Ministrisë përkatëse për rrëmbimin misterioz të mësuesit dh e poetit Martin Camaj, dhe deklarimi i këtij të fundit me shkrim se një deklaratë bashkëpunimi merrej me zor e nën kërcënim jete, fakti i pohimeve të spiunëve se Martini nuk dha kurrë informacionet e dëshiruara të sigurimit, ose dhënia e dëshmive çorienturse për shokët e tij, derisa, pas 3 muajsh arratiset nga vendi për të mos u bërë pjesë e tyre e për të mos e njollosur ndërgjegjen e tij, flet qartë për karakterin stoik te Martinit dhe perversitetin politik të kriminelëve të kuq.
I gjithë “krimi” në mërgim i Camajt, është kontributi i tij si redaktor i revistës kulturore “Shejzat” si dhe kontributi në albanologji si drejtues i tre katedrave të saj(në Mynih të Gjermanisë Perëndimore, në Vjenë dhe në Romë, tentativa për të organizuar në SHBA), kërkesat e tij për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nëpër forumet ndërkombëtare dhe mospropagandimi i figurës së diktatorit.
Në dosjen Camaj, edhe pas më shumë se 70 vjetësh, ruhen ende emrat e spiunëve e informatorëve, në vënd që të publikohen, të stigmatizohen e të ndëshkohen për krimin e tyre.
Në 3 shkurt 1959, është aprovuar hapja e dosjes për veprimtarinë armiqësore të Camajt me motivacionin “ka urryer pushtetin dhe reformat e tij”, “krim” që sot do ta nderonte mësuesin dhe intelektualin Camaj dhe nuk do guxonte ndonjë Auron në botë që ta denigronte atë
“Krimi” i Camajt sipas spiunit shifror nr.67 është se në datën 13 gusht 1957 ka shkuar në Kalabri me një kasetofon për të mbledhur këngë, vjersha, copëza e shprehje gjuhësore nga krahina të ndryshme të kalabrisë, e me këtë rast, hamendëson spiuni 67, që Martini e priste e përcillte si bashkëkombas i malluar e fisnik i traditës shqiptare, mund të bënte propagandë antikomuniste etj.
10. Thatë se në të gjitha faqet e dosjes theksohet që M.Camaj nuk ka bashkëpunuar me organet edhe pse ka qënë nën survejim të plotë dhe thuhet se nuk ka dhënë asnjë informatë, e ka dhënë informata të rreme, ndërsa pas 3 muajsh nga rrëmbimi, ai arratiset në ish-Jugosllavi për të shpëtuar prej kthetrave të këtij shteti diktatorial. Pse mendoni se duan të përbaltin Martin 30 vjet pas vdekjes?
-V.Camaj: Gjithë këta 32 vjet pluralizëm ish-sigurimi nëpërmjet njerëzve të tij dhe mediave të shumta të tij ka bërë përpjekje për të përbaltur të djathtën shqiptare. Posaçërisht inteketualët e shquar nacionalistë që pas vitit 1944 kundërshtuan instalimin e regjimit komunist dhe nënshtrimin e tij ndaj sllavo-komunistëve të Beogradit dhe pastaj të Moskës. Kështu ka ndodhur me Camajn, me Koliqin, M.Frashërin, Faik Konicën dhe klerikët e shquar katalokë. Pra e djathta sipas tyre është ose tradhëtare ose bashkëpunëtore e regjimit komunist. Kësaj strategjie i sherben edhe baltosja e Martinit.
11. Dihet që ish-sigurimi i shtetit i ka përndjekur eksponentët e shquar të Dipasorës shqiptarë të pasluftës së Dytë Botërore në Europë dhe SHBA. Kështu rezulton të jetë vepruar edhe ndaj Martinit, ku në dosjen e tij gjenden shpifjet se gjoja ka spiunuar E.Çabejn apo se ai “merret me veprimtari antishqiptare”, etj. Ju që e keni parë dosjen, a ka në të prova apo vetëm hamendësime, trillime dashakeqe?
-V.Camaj: Një nga mashtrimet e spiunëve të Martinit është akuza se ai ka spiunuar gjuhëtarin dhe albanologun brilant, Eqerem Çabejn.
Është ironi therëse që bashkëqytetarin e tij diktatori shkollëpambaruar e persekutoi pikërisht për cmirën e tij dhe të merimangës së zezë Xhuglini për shkak të smirës që kishte me të shoqen Shyretin, njëkohësisht edhe kushërirë e fqinjë që kalonte kohën në legalitet.
Përkundër këtyre akuzave dashakeqëse e të pabaza, dosja Camaj sjell faktin se informata e burimit nr.205 e dt.20 shtator 1962, në faqen 46 – 32, Camaj, në bisedë të përditëshme në kafene , në Romë me Koliqin, shprehet për letërsinë shqiptare dhe veprat e Çabejt i mirrte nëpërmjet Gjermanisë Lindore dhe se ky i fundit ishte Profesori i shquar ishte për të dhe për profesorët e tjerë gjermano – perëndimorë, e ai ishte albanologu më i madh që ka dalë deri më sot dhe është fat që sot në Shqipëri kanë një profesor shumë të mirë për gjuhën shqipe.
Mllefi i diktatorit pa shkollë e çoi Çabejn moçaleve me shushunja e mushkonja malarike në vitin 1946 e jo vlerësimi dashamirës superlativ i Camajt të plotësuar në gjithçka.
Në faqen 1 dhe 2 të dosjes, pa vulë e adresë, me shkrim dore, pa emër, për Martinin thuhet se :
Duhet t’i bëhet një studim më i hollë sepse paraqet interes për zbulimet e huaja e po qe se vihet në shërbim të tyre, bëhet i rrezikshëm për vendin tonë.
Megjithse armik i pushtetit tonë, me profilin që ka, duhet parë me kujdes pasi ai nuk mund të braktisë mëmëdheun e të shkëputet prej tij sepse i gjithë aktiviteti lidhet me vendin tonë.
Ai është personi më i përgatitur jashtë vendit. Ne duhet të mbajmë fillimisht lidhje të fshehta për punët gjuhësore e më pas edhe për punët e zbulimit.
Nga sa di unë, ky ka simpati të madhe për Çabejn…
Pra siç shihet, vetëm zoti Tare nuk ka mësuar ende të lexojë nga dosjet dhe raportimet korrejte të spiunëve sepse qëllimi dhe detyra që ka marrë e verbojnë para fakteve.
Në faqen 43 – 51 të dosjes në 4 Nëndor 1965 thuhet se Camaj nuk ka kryer akte terroriste e nuk është përgjakur me ne , duhet të shikohet mundësia se ndaj cilit zbulim duhet ta djegim pasi ka mundësi që të jetë agjent i italianëve, jugosllavëve dhe amerikanëve ndaj dhe propozoj që të shkruhen dy letra anonime kundër Camajt që të flasin për hakmarrje personale sikur të afërmit e tyre janë burgosur për shkak të tij, të kërkohet asgjësimi fizik i tij.
Letrat t’i shkruajmë ne sikur i shkruan një person nga Shkodra.
Letra ka nënshkimin “
“D”
Ky është dokumenti më flagrant i intrigave të armës më të urryer të popullit shqiptar, i intrigave më të pështira, dëshmi e dobësisë dhe rëndomtësisë që thurte “syri i mrehtë i partisë”.
Unë u drejtohem institucioneve më të larta të shtetit si Presidentit, Kryeministrit, Kryeopozitarit, Avokatit të Popullit, Trupit Diplomatik, instancave Europerëndimore të pranishme që ta heqin atë ligj pengmarrës të demokracisë që mban të fshehur emrat e pështirë e të koduar të “D” e të gjithë alfabetit shqiptar nga AIDSSH, sepse Partia e Punës e Shqipërisë me në krye Gramoz Ruçin dhe Sigurimi i Shtetit me në krye Ilir Hoxhën i siguruan me ligj ruajtjen e fshehtësisë emrave të hafijeve që betonuan rregjimin e tyre vrastar e terrorist.
Emrat e spiunëve duhet të afishohen në publik që të mos mbajnë ende poste publike si “cigarja” që hartonte këto ligje dhe të tjerët që janë edhe sot specialistë në Ministrinë e jashtme në kontakte të përditëshme me të huajt apo fëmijët e tyre që po zëvendësojnë nëpër institucione ndërkombëtare prestigjioze baballarët e tyre.
Është më e pakta që duhet t’u thuhet një TURP TË KESH TI QË KE SAJUAR INTRIGA E QË KE PERSEKUTUAR QYTETARË TË NDERSHËM NË PUNË TË TYRE.
Në faqen 73 të dosjes, Pavllo Bakalli, puntori operativ në dt.6 tetor 1975 në një relacion përmbledhës shkruan:
Martin Camaj duhet të jetë vënë në shërbim të zbulimit amerikan, italian, jugosllav.
Shërbimi i fshehtë stigmatizon në mënyrë hipotetike intelektualin dhe atdhetarin e madh.
Ndërkohë në faqen nr.74, në një plan sekret masash të hartuar nga Xh.Bregu në 6 Tetor 1975, miratuar nga shefi Niko Popllo, shkruhet:
Të drejtohet bashkëpunëtori “Tigri” tek të dy vëllezërit e Martinit në Shllak, Zef e Gjergj Camaj, që të mësojë për aktivitetin e tyre aktual dhe reagimin ndaj të vëllait si dhe të thirren të dy vëllezërit që t’i shkruajnë letët Martinit me qëllim presioni ndaj tij dhe vëllai i vogël, Gjergji që nuk mban qëndrim të mirë, të arrestohet e internohet…
Dosja e Camajt, përveçse është një njollë e zezë për shtetin shqiptar, është kthyer në bumerang për vet këtë shtet të kalbur e të kotë që fantazonte armiq për të mbajtur popullin në represion, pasi, duke dashur të bëjë armik intelektualin atdhetar, pa dashur, pohon të kundërtën se deri në 5 korrik 1982, Camaj nuk është i zënë nga ndonjë zbulim i huaj sipas faqes nr.82 të dosjes sipas spiunëve “Morava” e Mitro Zike. Pra, një i arratisur e i plotësuar në karrierë e në ekonomi që nuk është rekrutuar qysh nga 1948 e deri në 1982, sipas dokumenteve të tyre, a mund të rekrutohet më pas, për çfarë arsye e me çfarë objektivi?
Rezidenca e Vjenës me në krye Jonuz Mersinin merr në ngarkim misionin e kosovarëve të Gjermanisë për largimin e tyre prej Martin Camajt duke e demaskuar atë përpara tyre; ajo shpërndante materiale shpifëse sipas planit të sipërpërmendur, ndërkohë që Martini përpiqej që të hapte qendra kulturore me kaseta, libra filma nëpër botën perëndimore ku paraqitej zhvillimi kulturor i vendit të tij.
Këto të raportuara nga spiuni “6724” student që Martini e priste e përcillte në shtëpinë e tij.
Letra anonime është shkruar prej spiunit fierak I. Xhafa në sforcimin e tij për të imituar dialektin kosovar.
Pa asnjë ndrojë e frikë në anë të letrës shkruhet:
Përgatitur e dërguar nga ana jonë
P.op. Idai Xhafa.
Zbulimi politik, siç quhej atëherë, në datën 6 maj 1989 përsëri nxjerr nga sirtari i tij proçesverbalin e rrëmbimit të Camajt për ta paraqitur si një njeri tepër të rrezikshëm edhe pse era e shëmbjes së murit vrastar po afronte.
Me gjithë këtë, dosja e “të rrezikshmit” Camaj do të vazhdonte deri në 14 janar 1992, një muaj para se të ikte nga kjo botë pa arritur të na tregojë se kë ka spiunuar Martin Camaj, me kë ka bashkëpunuar, konkretisht çfarë veprimtari antishqiptare ka zhvilluar.
Edhe në vitet 1990 kur Camaj organizonte simpoziume për vlerat e kulturës e të traditës së kombit shqiptar të pa njohura nëpër botë si Simpoziumi për vlerën e Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili përbën bazën e të drejtës penale ndërkombëtare, kohë kur presidenti i fundit i diktaturës bënte pazare për të na lënë në kurriz katovicën dhe garantonte mosdhënien llogari, sigurimi i tij villte vrer për M.Camajn.
Shpura e hafijeve të Martinit që mbushin gati 500 faqe të dosjeve të tij si Belul Zoto, Idai Xhafa, Guri Selmani(post aktualisht në Ministrinë për Europën), Gëzim Balisha, ish zv.shef i Shërbimit inteligjent shqiptar në vitet e demokracisë ndërkohë që familjarët e Camajt dhe viktimat e tjerë të diktaturës mbetën varfanjakë të përjetshëm , theksojnë kalbëzimin dhe degradimin e demokracisë në Shqipëri, mbretërimin e përjetshëm të kriminelëve të konvertuar në miliarderë dhe shndërrimin e tyre në viktima.
12. Nga familja juaj duket se vetëm ju i jeni përkushtuar mbrojtjes të të vertetës për Martin Camajn dhe pastrimin e figurës së tij të lartë nga balta që duan t’i hedhin. Sa e vështirë është ta mbrosh të drejtën deri në fund?
-V.CamaJ: Unë po bëj punën time si mbesa e tij. Mendoj si kam lidhje te fuqishme shpirtërore me xhaxhain tim edhe pse nuk e kam takuar kurrë, e ndjej amanetin e tij çdo ditë dhe çdo orë të jetës time dhe dua ta përmbush me dinjitet. Besoj se si baba jëm ashtu edhe axha Martin ndjehen mirë atje ku janë në parajsë me përkujdesjen time ndaj tyre. Ka studiues dhe dashamirës të Martinit që janë marrë apo po merren me veprën e tij, por më tokon mua që të reagoj fort ndaj çdo balte që hidhet nga armiqtë e tij ideologjikë dhe ish-mbeturinat e sigurimit të shtetit që akoma vijojnë të fajsojnë viktimat e tyre, pa ju dridhur dora dhe pa kërkuar as falje për krimet dhe përndjekjet që ju kanë bërë njerëzve dhe inteketalëve si xhaxhai im, vetëm për shkak të bindjeve të kundërta politike.
13. Pas vitit 1992 Martin Camaj fitoi të drejtën e botimit të veprës së tij në Atdhe, krijimtaria e tij u bë pjesë teksteve shkollore, deri në universitet, ndërsa u njoh dhe cmua lart kontributi i tij në studimet albanalogjike? A mendoni se është njohur si duhet vepra e tij letrare dhe gjuhësore apo Shqipëria i ka akoma borxhe Martinit ?
-V. Camaj: Fatkeqsisht, ende sot, Martinit nuk i është dhënë vendi i duhur në mjedisin kulturor, falë indiferencës së institucioneve, ekonomisë së përbindëshme të tregut në fushën e artit e të kulturës.
Madje edhe më keq, reminishencat e diktaturës që nxjerrin kthetrat e tyre herë haptaz e herë fshehtaz, nuk hezitojnë që ta përbaltin edhe sot, pas më se 30 vjetësh të përbindëshit që i ndryshoi rrjedhën e jetës M.Camajt.
Urdhëri denigrues për emrin e Camajt, dalë nga qendrat e paprekura të Sigurimit të Shtetit, armës më vrastare të shqiptarisë, çerdhes mediokre të ndjekjes deri në varr të mendjeve më të ndritura të kombit deri në hedhjen në lumë të eshtrave të korifeut Fishta, është tragjedia më e madhe e kombit tonë, e cila, e financuar edhe nga qarqet më të errëta antishqiptare, gëlon në përditshmërinë tonë.
Në vend që institucionet tona të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat për reabilitimin dhe dhënien e vendit të merituar të figurës së intelektualit të përmasave botërore, nxjerrin disa brejtës të pështirë, që nuk kanë as idenë më të vogël nga kultura dhe krijimtaria, në kuadër të vazhdimësisë së luftës famëkeqe të klasave, duke patur pacipësinë që Camajn ta konsiderojnë e peshojnë me kriteret e kohës së diktaturës si armik e agjent të CIA e shërbimeve të huaja, pa dhënë asnjë fakt, asnjë detaj e asnjë dokument.
Ora e tyre e mbetur në 8 nëntorin e Mugoshëve e Popoviçëve nuk e zbehin kurrë emrin dhe veprën e burrit të madh.
Camaj, në veçantësinë dhe unicitetin e tij si shkrimtar do t’i bënte nder vendit tonë si autori i parë gjinisë së romanit psikologjik.
Romani i tij Dheu i Arbërit, i bën prezantimin Shqipërisë në botën moderne perëndimore, ku tregon të gjithë potencialin e shqipes si gjuhë bashkëkohëse, pra nuk flet për një tradhëtar të atdheut siç e prezantonte regjimi hoxhist, e siç mundohet ta paraqesë ndonjë mjeran i paarsimuar sot, puthadoras i drejtëpërdrejtë dhe nostalgjik familjar i diktatorit mediokër.
Askush nuk e feston në Shqipëri 27 Janarin si ditën ndërkombëtare të Holokaustit, ndërkohë që bota e kulturuar ka një vend të veçantë për këto viktima.
Kjo harresë institucionale bëri të mundur që sot, të shkëmbej viktimën me kriminelin; në vënd që thirrjet ulëritëse të përfshinin atmosferën shqiptare për rrëmbimin dhe grabitjen e mësuesit prej sigurimit të shtetit të “pushtetit popullor” që hidhte themelet e shtetit të krimit, vazhdon të kryqëzojë një nga viktimat më të herëshme të tij, një nga kurbanet e themelebe të shtetit të ri.
Si mundet që ende të kenë një gjendje të qetësisë së ndërgjegjes qytetare disa njerëz të tipit Auron Tare &co, brez relativisht i ri, në vënd që të klithë deri në qiell sot pas gati 75 vjetësh, bëhet tellall i regjimit banditesk që i detyronte qytetarët e veçanrisht edukatorët e brezave që ose të bëheshin pjestarë në krimet komuniste, ose të bëheshin hebrenjtë modernë me trastë në sup vend më vend të botës.
14.Cilat janë planet tua me dosjen që keni në dorë, dhe a mendoni se mund ta botoni të plotë, në mënyrë që brezi i ri, por edhe studiuesit e rinj, të kenë mundësi për të parë shkallën e intolerancës, censurës dhe përndjekjes së shkrimtarëve në regjimin komunist?
-Do të bisedoj me disa fondacione që të mund përgadisim për shtyp dhe të botojmë. Mendoj se u sherben edhe brezave te rinj dhe atyre që do të vijnë, për të mos harruar shtypjen komuniste, ideoologjinë e tyre intolerante, censurën dhe përndjekjen e egër ndaj intelektualëve.
15. Cfarë dëshironi të shtoni tjetër ?
V.Camaj: Mediat tek ne, si kudo në botë, janë mjeti më i shpejtë e përçues rekord i mesazheve, veçanarisht për zonat rurale ku qytetarët kanë pak mjete informimi e argëtimi. Ato kanë rolin edukues që duhet, por edhe duhet që të demaskojnë çdo formë totalitarizmi e diktature, me qëllim që të mos përsëritet tragjedia 50 vjeçare e përçarjes klasore, e vrasjeve dhe internimeve që shtyp çdo lloj lirie e humanizmi të cilat i shërbejnë një grupi represiv që herët a vonë do t’i nënshtrohen ndonjë Nurembergu.
Gazeta kombëtare Nacional e kryen me sukses dhe profesionalizëm këtë mision idealsit, dhe për këtë ju falenderoj! Posacërisht u jam mirënjohës për vendin që i rezervoni përherë në gazetë xhaxhait tim, shkrimtarit dhe gjuhtarit të shquar Martin Camaj.