VELIPOJË, PROTESTË PAS MBYTJES SË PUSHUESIT NË PLAZH, SHËNDETËSIA ËND Ë JO NË NIVELIN E KERKUAR

0

Pas mbytjes së një pushuesi 40 vjeç, shqiptar i Kosovës ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, dhjetra pushues kanë protestuar sot. Pushuesit tregojnë se viktima ka humbur jetën si pasojë e vonesës së ambulancës e cila ka mbërritur në vendngjarje një orë pasi është njoftuar. Gjithashtu edhe mungesa e vrojtuesve në plazh është një tjetër problem shqetësues shprehen pushuesit.Ne vijmë këtu të kalojmë pushimet dhe jo të humbim jetën prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masat për zgjidhjen e këtyre problemeve që situata të tilla të mos përsëriten shprehen pushuesit.Nuk është hera e parë që në plazhin e Velipojës humbi jetën pushuesit. Neglizhenca e institucioneve përgjegjëse për plotësimin e kushteve minimale që një plazh duhet të ketë është bërë shpesh shkak i vdekjes së disa personave gjatë viteve të mëparshme.Kësisojë  ky fakt   është tregues i pa përgjegjshmërisë  së shëndetësisë  sonë. Por mbase këto ditë edhe mund të “justifikohën”  me faktin se kongresi i  i Partisë  në  qeverisje, duke u zhvilluar në stadium, ka terhequr  vëmëndjen nga puna organizative e drejtuesve të shëndetësisë  në Shkodër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.