Nga: Bashkim Ramekaj
U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për Kategorinë e Dytë, ku nuk munguan surprizat. Në Grupin A, Veleçiku mposhti Klosin me rezultatin 0-2, duke siguruar 3 pikë të arta. Ndërkohë në Grupin B, spikasin triumfet me “poker” të Labërisë dhe Albepetrolit në transfertë, ndërkohë që Luftëtari ka zhgënjyer ndaj Përmetit, duke u mposhtur me rezultatin 1-0.Sfida mes Gramozit dhe Naftëtarit nuk u zhvillua, për shkak të reshjeve të dëborës që kanë pushtuar juglindjen e vendit.Kësisoj skuadra Koplikase Veleçiku e ka nisur këtë fazë të dytë më këmbë të mbarë , duke mposhtur Klosin brënda në shtëpi n e tij me rrezultatin e pastër 2 me 0. Autor të këtyre dy golave kanë qënë fillimisht Rrustemaj I cili e ka zbllokuar rrezultatin në favor të Veleçikut, ndersa sigurinë e fitorës e ka arritur Hajdari I cili ka shënuar golin e dytë të këtij takimi. Me këtë fitore Vëleçiku tregon se e ka seriozisht objektivin për tu ngjitur në katëgorinë e parë.