U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Besëlidhja e Sinan Bardhit shpartalloi me rezultatin 2-6 Partizanin, në përballjen e vlefshme për javën e dytë.
Një dominim i frikshëm i skuadrës lezhjane që arriti të shënonte plot 4 gola që në fragmentin e parë të lojës. Ndërkohë në 2 përballjet e tjera, Korabi mposhti minimalisht Veleçikun në transfertë. Me rezultatin 1-0 triumfoi edhe Oriku përballë Erzenit. Vlen të theksohet fakti se Shijakasit humbën në pjesën e dytë edhe një 11-metërsh me anë të sulmuesit Çema.Kështu duket se Beslidhja e Lezhes këtë sezon e ka ndarë mëndjen për të luftuar deri në fund për tu ngjitur në superligen Shqiptare , ja shkurtazi kronika e këtij takimi ; Partizani B – Besëlidhja 2-6 , Delia 49′, Bërdufi 70′ / Hajdari 18′ 31′, Bushi 21′, Gega 29′, Dibra 51′, Xhorxheviç 85′. ndersa Takimi Oriku-Erzeni 1-0 Caushaj 20′, duke treguar kështu se Erzeni ka shumë pë të korrigjuar në javet e ardhshme . E lam për në fund takimin Veleçiku-Korabi 0-1 Lala 48′ . Kjo humbje për Veleçikun është humbja e rradhes , në dy javët e para të këtij sezoni . Kjo humbje e rregjistruar që në minutën e 48 të takimit , mbase realisht është treguesi më i qartë i mos aftësisisë së djemve Koplikas për të reaguar . Ndoshta ky sezon do të jetë një tjetër provë për këtë skuader për të mos iu lutur shansit si në sezonet e tjera , të shpëtimit në fund të kampionatit .