Shkodra “djep futbolli”, nis rrugëtimin edhe njé tjetër skuadër sportive, simboli i veçantë që ka zgjedhur…

0

Nga Gaspër MARKU/Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Sezoni futbollistik 2024-2025 e gjen qytetin e Shkodrës me dy ekipe futbolli të kategorisë së rritur. Krahas KF Vllaznia i themeluar që në vitin 1919, tashmë në aktivitet do të jetë edhe KF Shiroka, zyrtarizimi i themelimit të të cilit është bërë vetëm pak ditë më parë.

Iniciatorë të formimit të këtij klubi janë një grup ish futbollistësh dhe dashamirësish të futbollit shkodran, të cilët kishin koho që patën shpalosur dëshirën dhe objektivin e tyre në formimin e një ekipi të dytë futbolli të kategorisë së rritur për qytetin e Shkodrës.

Tashmë, ky objektiv është bërë realitet, ku ekipi më i ri i futbollit shqiptar quhet Klubi i Futbollit Shiroka. Nga sa bëhet e ditur është zgjedhur ky emër, “Klubi i Futbollit Shiroka”, duke pasur si qëllim identifikimin dhe reklamimin e zonës turistike të Shirokës dhe njëherazi edhe Liqenit të Shkodrës ku shtrihet territori i saj, e cila në fakt traditën e mirëfilltë e ka në sportet e ujit, por në rastin në fjalë është futbolli që do të marrë vemendjen e duhur të opinionit sportive shkodran dhe më gjërë.

Pas zyrtarizimit në organet juridike, KF Shiroka ka depozituar menjëherë kërkesën që klubi i tyre të regjistrohet në konkurimin e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë të futbollit shqiptar, sezoni 2024-2025. Kërkesa, e cila së bashku me të gjithë dokumentacionin organizativ, teknik dhe garancinë financiare, është miratuar menjëherë nga ana e strukturave të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë, ndonëse, ka kohë, sepse Kampionati i Kategorisë së tretë nis më vonë se kampionatet e tjera, dikund aty nga mesi i tetorit, grupi nismëtar së bashku me donatorët, emra të njohur të biznesit në Shkodër, ka nisur nga puna në përzgjedhjen e stafit teknik ku pritet të jenë emra shumë të njohur të futbollit shkodran, dhe në vijim është stafi teknik që formon listën e futbollistëve që do të luajnë për llogari të ekipit të KF Shiroka në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së tretë.

Pjesë e kësaj kategorie, sezonin e kaluar ka qënë edhe Basania FC e zonës së Bushatit, e cila si kampione e kësaj kaegorie fitoi të drejtën e kualifikimit në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.