Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”/ REKTORI FLET PER PRIORITET

0
Rektori Gjuraj, në një deklaratë për shtyp para mbledhjes së Senatit Akademik, ka prezantuar prioritetet kryesore që do të diskutohen.
Pika e parë që u nënvizua është se numri i studentëve aktivë në universitet ka arritur në 3886 duke shënuar një tendencë në rritje krahasuar me vitin e kaluar. “Ky rezultat,” tha ai, “është një tregues i qartë i besimit që studentët dhe familjet e tyre kanë në cilësinë e arsimit që ofron universiteti ynë.”Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti
Gjithashtu, Rektori foli për ofertën e re akademike, duke theksuar se janë aplikuar 14 programe të reja studimi, ndërsa po vijon rishikimi i programeve ekzistuese, veçanërisht në fushën e shkencave shoqërore. Ai deklaroi se këto hapa janë të domosdoshëm për të përmbushur nevojat e tregut dhe për të ruajtur standardet e larta akademike që përfaqëson institucioni.
Në vijim, Rektori vuri theksin te përpjekjet për rritjen e granteve për kërkime shkencore, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik. “Kërkimi shkencor është shtylla e së ardhmes për çdo universitet modern,” theksoi ai. Për më tepër, ai bëri të ditur planet për përdorimin e Spitalit të vjetër në funksion të departamenteve klinike dhe paraklinike, si dhe ndërtimin e një laboratori modern për testet dhe kërkimin shkencor në shkencat e lëvizjes.
Në përfundim, Rektori Gjuraj ritheksoi angazhimin e tij për të udhëhequr universitetin drejt një të ardhmeje që mishëron transparencën, respekton traditën dhe përqafon transformimin, duke siguruar cilësi të lartë akademike dhe shkencore për të gjithë komunitetin.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.