Ndërron jetë në moshën 100 vjeçare, shkrimtarja Mynevere Shuteriqi, bashkëshortja e akademikut dhe shkrimtarit të shquar Dhimitër Shuteriqi.
Mynevere Shuteriqi ka lindur në Gjirokastër më 21 qershor 1924. Babai i saj, nëpunës pyjesh, kishte botëkuptim liberal; rridhte nga një familje e mesme, por e vlerësuar në qytet.Vitet e fëmijërisë ajo i kaloi në Delvinë, ku u transferua i ati. Pasi mbaroi shkollën fillore me nota të larta, ai e regjistroi në Institutin Femëror në Tiranë, i cili quhej Instituti Femnor “Nana Mbretneshë” në kohën e Zogut.Më 1943, kur Myneveri ishte në maturë, shkolla Normale u mbyll. Diplomën e mori pas çlirimit si shumë të tjerë.
Ajo, gjithashtu, ka punuar pareshtur për të nxjerrë edhe më në dritë veprën e tij me kujdesin për botimin e teksteve që i kishte lënë gati për botim, me përgatitjen e atyre që la në dorëshkrim, me zbulimin e teksteve të reja dhe me sistemimin e ditareve e të shkrimeve të panjohura të tij, disa prej të cilave janë botuar në shtypin e përditshëm.
Mynevere Shuteriqi është gjyshja e shkrimtarit e politikanit Ben Blushi.