Këto ditë e lexova romanin që fitoi Çmimin Nobel” Vegjetariania” i shkruar nga një femër me emrin Han Kang me origjinë Koreano-jugore.
Romanin “ Vegjetariania” nuk munda ta quaj roman të përjetimeve të fuqishme që ta ngec frymemarrjen në grykë.
Edhe para se ta lexoja romanin “ Vegjetariania”unë nuk i kam besuar Nobelit.
Letërsia sublime përballet me tiranët, me fenomenet e shëmtuara, me brishtësinë e gjinisë femërore, me përçarjet dhe përflakjet religjioze e nacionale. Letërsia sublime me qëllime fisnike, synon t’i jep shpresë të bullizuarit, të arratisurit, atij me ngjyrë, të paragjykuarit, të diskriminuarit…
Deri më tani në fushën e gjërë të letërsisë është shkruar për dhunën, për luftën, për vdekjen, prandaj shtrohet pyetja si mund ta merrte këtë çmim një shkrimtar që përkrah diktatorin siç ishte Petar Handke dhe dikur Ivo Andrq ideolog, diplomat që parashikonte spastrimin etnik të shqiptarëve. Mjafton ta lexosh elaboratin Draft të vitit 1939.
Nobeli është një pikë gjeopolitike ku një tufë njerëzisht e zgjedhin me gisht nobelistin. “Vegjetariania” temë shumë e njohur, e shkruar e stërshkruar nga shkrimtar të nacionaliteteve të ndryshme nëpër botë. E kam lexuar pothuajse tërë letërsinë botërore ( e kam fjalën për prozën). Edhe pse romanin e lexoj për herë të parë fabulën e përjetova sikur po e lexoja për të njëqindën herë. Ato tabu, ngaterresa erotike, metamorfoza etj. më vinin sikur i lexoja përsëdyti, përsëtreti…
Romani i paharrueshëm për mua që mund ta fitonte këtë çmim të quajtur prestigjioz është “Gruaja e burgosur në rërë” nga shkrimtari Kobo Abe.
Pasi e mbarova romanin m’u kujtuan romanet ” Kukulla” dhe “Prilli i thyer” nga Kadare. Ah, sa do ju shkonte për shtati romaneve të tij një çmim më prestigjioz se Nobel.