Qeveria Shqiptare akordon 30 mijë euro për këshillin Kombëtarë të Shqiptarve në Mal të Zi

0
Siç mësohet nga burimet mediatike, me Vëndim të Posaçem, Qeveria e Republikës s Shqiperisë ka riakorduar ndihmën financiare vjetore në shumën 30.000 euro, për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, me qellim asistencen e programeve dhe projekteve sociale në trevat ku banojnë shqiptaret në Malin e Zi dhe kryesisht në Plavë, Guci, Rrozhajë.Sa më lartë është një tjetër anagzhim i përvitshëm i Qeverisë së Republikës së Shqiperisë për të mbështetur aktivitetin dhe veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarevë  dhe më konkretisht projektet që i shërbejnë forcimit të elementeve bazë të identitetit kombetar të tilla si promovimi i gjuhës, letersisë, kulturës dhe traditave tona kombëtare.Kësisojë  bëhet me dije  se portali “Malësia org” në  Tuz  ka kontaktuar  me Ambasaden Shqiptare  në Podgoricë, ku z. Ridi Kurtezi, konfirmon lajmin dhe thekson se vemendja dhe kujdesi për mirëqenien e pakicës shqiptare në Malin e Zi, dhe veçanarisht respketimi dhe garantimi i të drejtave të tyre, është  dhe do të jetë dimension i përhershëm, dhe shumë i rëndësishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërshtetëror Shqipëri-Mali i Zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.