Përg MIMOZA STAKAJ
Kryetarja e Kuvendit,Elisa Spiropali, me rastin e Ditës së Alfabetit, në emër të Kuvendit, i dhuroi Muzeut të Kongresit të Manastirit disa foto nga ditët e Kongresi
Spiropali u shpreh se fotot flasin për rrugëtimin epik drejt shkrimit të Shqipes me alfabetin latin. Sipas saj, Kongresi i Alfabetit është një ngjarje madhore historike, që lidhet pazgjidhshmërisht me identitetin kombëtar, kulturën, artin, arsimin, dijet.
51 fotove dhe 58 dokumenteve të Muzeut të Kongresit të Alfabetit në Manastir, të cilat na dëshmojnë këtë rrugëtim epik, po u shtohen edhe këto 10 foto, një dhuratë modeste që Kuvendi i Shqipërisë i bën këtij Muzeu, në prag të 22 nëntorit, Ditës së Kongresit të Manastirit, e cila me vendim të qeverisë shqiptare kremtohet në Shqipëri si Dita e Alfabetit Shqip.
Ja si i këndoi Shqipes Homeri ynë, Kryetari i Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjàma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.
Dhe ja Naimi ynë,
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël sa e gjerë
Sa e lehtë sa e lirë!
Sa e bukur sa e vlerë!”, shkruan Spiropali.