VARGU SI KËNGË E PËRKUSHTIM ATDHETAR I POETIT ILMI  KURTI, SHKRUAN GËZIM AGJERAJ ZVICER

0
129
Në shtyp libri me poezi poetit Ilmi Kurtit; Malësisë i këndoi në vargje, me perzgjedhje dhe pregaditje nga Gezim Ajgeraj…!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.P A R T H Ë N J E
1.
• Vlerësim atdhetarie përzgjedhja nga krijimtaria letrare e poetit Ilmi Kurti, për ne është krijimi i një vepre të mbështetur në konceptet tona përpiluese por në fakt është edhe shije në lexim të kësaj poezie.
Përzgjedhja dhe hartimi, nuk janë pa përgjegjësi por gjatë e kisha menduar se si, e çka të zgjedh nga ky poet, publicist, veprimtarë, një njeri shumë aktiv në ruajtjen por edhe ngritjen kulturore në zonat e veriut të Shqipërisë, Mjeshtër i Madh, i dekoruar nga Presidenti i shtetit Shqiptarë.
Çfarë të zgjidhja e çfarë të merrja për dëshirën time. Ajo që më kishte bërë përshtypje, ishte qasja që i kishte bërë vlerave kombëtare, në veçanti ato nga zonat e Malësisë Madhe, për ti sjellë ato në vargje.
Dihet mirfilli, se poeti këndon përmes vargjeve, dhe në këtë rast Ilmi Kurti, përmes vargut të tij i këndon vendit, atdheut, njerëzve të tij e brezave, trimave që u flijuan për trojet stërgjyshore. Dhe Ai në këtë kujtesë, përmes vargut e ngritë në lapidarin e Atdheut këto figura, duke i përjetësuar në fjalë e vargje dhe në kujtesën e Kombit në përgjithësi.
Ata që respektojnë, janë gjithmonë të respektuar. Kësaj qasje kemi ecur edhe ne, duke vlerësuar punën dhe kontributin e mjeshtrit të madh, Ilmi Kurti.
Në jetë gjithmonë e kemi pasur për ideal e parim, që të vlerësojmë e çmojmë, ata që kontribojnë për Atdheun e Kombin, dhe një nga ato është edhe kjo përzgjedhje e jona, të cilën e bëjmë me shumë kënaqësi e dëshirë. Por le të kthehemi tek përzgjedhja.
Çfarë të përzgjidhja, dhe çfar të lija?
Përballë kisha një dilemë, se mos lija anash shumë krijime, apo mos e lëndoja edhe dëshirën e Ilmiut apo edhe kriterin e librit. Megjithatë, edhe pse autori nuk e dinte fare për përzgjedhjen time, me guxim kam përzgjedhur e mbledhur një pjesë të poezisë tij përkushtuese, nga publikimet e ndryshme në media, rrjete sociale e portale.
Sado që isha i kufizuar në përzgjedhje, kisha arritur që të mblidhja këtë tufë të poezive përkushtuese, dhe të ngritja këtë monument fjale.
Kujdesi ynë, në përzgjedhje ka qënë maksimal, që të përzgjidhnim e të ndërtonim një temë që në një formë a tjetër, të jetë sa më e kapshme, sa më e qas’shme dhe sa më kompakte në raport me poezitë dhe përmbajtjen e tyre si tërsi e poezive përkushtuese.
Dhe duke zgjedhur këtë lloj poezie, ajo na krijon hapsirë që sado larg të jemi si krijues, shumë ngjarje e emra na bëjnë që ti njohim, dhe të jemi të qas’shëm në ngjarje dhe zhvillime të kohës, për ta patur më të lehtë që temës ti japim atë universialitetin gjith’kombëtarë, që edhe kjo përzgjedhje të kap hapsira më të gjëra të leximit.
Ndoshta edhe ky element, na kishte motivuar, që të kemi edhe një arsye më tepër në përkushtimin tonë. Por le të nisemi nga parimet dhe qëllimi ynë i mirë, se poeti me këto poezi u këndon vlerave kombëtare, dhe janë pikërisht ato vlera që ne na bashkojnë, për t’u bashkuar edhe si Komb, nga gjithandej nga jemi të shpërndarë.
2.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
• Vargu si këngë a përkushtim poetik pasi të kemi lexuar si tërësi këtë përzgjedhje poetike të poetit Ilmi Kurti, do të shpalosim një përkushtim në vargje që i kushtohet figurave të mëdha kombëtare, fiseve të ndryshme me kontribut të caktuar në shërbim të çështjes kombëtare, kryesisht ato të zonës së Malësisë Madhe, prej nga vjen edhe vetë autori.
Me këtë libër përmes një ligjërimi poetik, autori pëveç’se himnizon kohët dhe ngjarjet e ndryshme, në raste të caktuara vargu i tij i këndon gjithë Malësisë duke e ngritur atë në piedestal. Për ne pika e shtytjes dhe e përkushtimit që të hyjmë në këtë përzgjedhje, është edhe gjuha në dialekt dhe struktura me bukurinë e saj, këndon edhe më bukur për kohët dhe epokat që na vijnë nëpër imazhet e këtyre vargjeve.
Megjithatë, ne do të na interesonte forma e rrëfimit që na e sjell poeti, i cili në planin teorik himnizon kohën dhe ngjarjet, dhe përmes vargjeve, himnizon epokat dhe i këndon atyre.
Struktura e himnizimit dhe rrëfimit në vargje, nga plani teorik është një hapësirë e lirë tek e cila materializohet epoka e ngjarjet me vargun poetik si përkushtim që sjell poeti, ndërsa e vargëzimit janë infinitive që s`njohin kufij, e pa mbarim. Janë pambarim sepse vargjet në këto poezi janë të rrjedhshme, të ndërtuara në elemente vargëzore dhe me një gjuhë dialektore që vetë rrjedha e vargut dhe rima, marrin muzikalitetin e një këndimi të rrjedhshëm poetik dhe plot intonacion.
Ndërsa në këtë rast e folura e poetit përmes gjuhës dialektore të zonës, ndërton imazhet që vetëm pasuria dialektore e gjuhës së kësaj zone, të jep mundësinë të shijosh imazhe metaforike, e aq më tepër kur këto imazhe i sjell edhe pasuria dialektore dhe ajo popullore që në këto poezi përkushtimet nuk na mungojnë, siç nuk mungon dashuria dhe përkushtimi për “Atdheun e të përkushtuarve” në këtë libër.
– A ke babë e a ke nanë
– A jetim ata t’kanë lanë
– Dy fjalë dua me ti thanë
– Duaj shqipërinë nuk je pa nanë
Nëse do të shpalosim ekuivalencën e kësaj metafore do të dukej kështu;
– Autori përmes këtij mesazhi, thërret në përkushtimin ndaj Atdheut dhe se dashuria ndaj tij në këtë rast krahasohet me dashurinë prindërore, dhe vetëm në këtë prizëm, do të na bënte të ndjenim më së miri idealin dhe dashurinë ndaj Atdheut.
– Do të kap këtu edhe një element tjetër, atë të metaforës së vargjeve, ku vargu;
– Duaj shqipërinë nuk je pa nanëMund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, mal dhe qiell
pos mesazhit domethënës, që vetë përmban atë kupolën e imazhit metaforik, që përcjell mjeshtria e autorit. Pra vetë vargu, në fund na e përcjell një porosi tepër domethënëse.
Ndërsa muzikaliteti që e merr vargu gjatë rimës, është veçanti tjetër, që poeti i jep edhe atë imazhin e këngës që i këndohet epokave dhe ngjarjeve. Shqiptarizmin që ngre autori në poezinë;
-” Jam shqiptarë, shqiptarë kam le”
Është ajo shkëndija nxitëse, që na ngacmon më së shumti, që në qasjen tonë të jemi edhe më të përkushtuar, sepse ky ngacmim në këto vargje siç na ka përvetësuar ne, jam shumë i bindur se do të jetë muzë për ndjenjën e secilit shqiptarë që ka lindur e frymon shqip mbi këtë glob.
Guximi i autorit, vendosmëria por edhe forma e shprehjes në vargje, na jep mesazhe shumë të qarta, në veçanti në këto kohë, kur shumëçka në shoqëritë e përgjithshme në emër të një universialiteti, po humbin identitet, Komb e Atdhe. Pikërisht janë këto thirrjet e vargut poetik, ato që kërkojnë të kthjellemi e të kthehemi në binarët e rrugës së vërtetë, për të qenë të pa thyeshëm e të pa luhatshëm në ecjen tonë si Komb, dhe jo ti jepemi kësaj akullnaje në shkrirje identitetesh, deri në zhbërje.
– Pashë njat Zot, e besën e burrit
– Pashë njat shqipe, n’shtizë t’flamurit
– Mos m’pyet ç’farë feje kam
– A i k’shten a muhamedan
– Mos m’pyet ç’farë feje ke
-Jam shqiptarë, shqiptarë kam le
– Shqiptarë Zoti m’fali n’këtë jetë
– Prap shqiptarë unë du me mbet
Është çdo varg mesazh më vete, është thirrje, kushtrim, është zë i përpjekjes që vëhet në përballje me kohën përbindëshe, që kërkon të na zhbijë e zhbëjë, e aq më tepër kur kësaj kohe i shërbejnë edhe vet shqiptarët, për ta nxjerrë bërthamën e etnisë, përtej gëzhojës së vet. Autori në këtë përballje, herë me qetësi, e herë edhe me mllef e guxim, i kundërvihet të gjitha rrethanave dhe veprimeve, që dëmtojnë etninë e tij, edhe atë me shumë guxim në vargje.
Dhe pikërisht këtu është shumë i qartë, sepse transparenca në vargje, muzikaliteti, rima, e bëjnë të kapshëm për secilën shtresë të shoqërisë, ndërsa metafora që e përcjellë herë pas here psiko filozofinë e vargut, ngre vlerat dhe nivelet poetike të poezive si tërsi të librit.
Në himnizimet e herëpas’hershme në poezinë e Ilmi Kurtit, nxjerrim edhe muzikalitetin që ka poezia e tij, dhe kjo bukuri stilistike e poezisë e bën edhe më të ëmbël e më të dashur vargun e tij.Mund të jetë një imazh i 1 person
Por jo më kot thuhet;
– Vaji i burrit është kënga, në këtë rast poeti përmes vargut i këndon epokave të dhimbshme, ngre për to imazhe përkujtimi e lavdie deri në piedestal, duke i lartësuar ato, për ti sjellë tek brezat edhe në formën e lavdisë.
Kësaj udhe Ai nuk i ndahet të shprehurit të asaj që ai vetë ndjen për epokat e caktuara dhe shprehet për to. Ato bëhen frymëzim, hyjnë në shpirtë, në muzë, në varg e në këgët e poetit, për tu shpërndarë më pastaj gjithandej trollit të etnis së tij.
… Prishtinë, Shkup, Triesh e Tivarë
– Kudo të jeni o shqiptarë
– Vëllazën e motra patriot
– Të bashkohemi të gjithë tok
– Ti dalim zot ne vatanit
– Hilet le t’ja lamë shejtanit
– Kush ka n’dej gjak Kastrioti
– Të luftojë për bashkim të kombit
– Në majat dhe projektet e idealizmës kombëtare, jeton, rritet e trashëgohet ideja e bashkimit të Kombit. Si pjesë e kësaj vije kombëtare, jemi gjithmonë në kërkim të udhëve, modeleve e përpjekjes, por edhe i shërbejmë asaj.
Sado që shumë udhë tona, dikur të shkëputura dhunshëm, janë riparuar, por mbetet edhe shumë për tu bërë në këtë linjë, dhe mbeten shumë punë, detyra e obligime për ne e brezat, që bërthamën tonë ta mbledhim brenda një gëzhoje, që do ta quaja trung.
Dhe, a nuk është ekuivalenca e këtyre vargjeve ajo që autori Ilmi Kurti, kërkon edhe në poezinë e tij, i çon thirrje, mesazh, duke ua kujtuar bashkimin, si një udhë e vetme e egzistencës dhe e mbijetesës sonë në këto troje. Nuk do të zgjatem shumë në këtë hyrje, për ti lënë hapësirë edhe lexuesit të kësaj përzgjedhje, që të shijojë këto vargje e mesazhe, ti konceptojë e të i risjellë kujtesës individuale, se nga duhet të ecim e nga duhet të shkojmë si Komb.
3.
– Ilmi Kurti nuk vrapon pas fjalës, fjala për të ka rrjedhë të një përditshmërie të ngjeshur në atë populloren dhe filozofinë e trashëguar ndër brezni, e cila në shumë raste vjen si metaforë e filozofi, e që autori e ka të brumosur në shpirt e në fjalë.
Dhe kjo pasuri, që shumë herë vie edhe në forma dialektore të zonave të veriut është aq e pasur dhe aq e ëmbël, dhe me mjeshtrinë e ndërtimit të vargut, vetë poezia krijon atë harmoninë dhe muzikalitetin, për ti dhënë shije të këndëshme fjalës.
Dhe në këtë rast, kur në përzgjedhjen tonë kemi kryesisht tema përkushtuese për figura të ndryshme, vargjet e tij lirisht mund ta quajmë edhe si këngë në vargje, që autori me shumë dashuri u këndon figurave të ndryshme atdhetare, Atdheut, Kombit, dhe kjo jehonë vjen si kushtrim edhe për brezat e rinjë se si punohet, veprohet e flijohet, por edhe si e sa duhet Atdheu.
Kënga poetike në vargje pra vie si një përkushtim që mund të lexohet si varg, si poezi, si metaforë, si këngë e kohëve moderne.
Artin dinjitoz e bëjnë mjeshtrit e fjalës, e në këtë rast asaj dialektore me plot metafora në pemën e kësaj përzgjedhjeje, që për ne ka qënë një gërshetim interesant mes metaforës dhe dialektikës, e që na ka nxitur në punën rreth përzgjedhjes dhe pregaditjes, deri në botim. Autorit Ilmi Kurti (mjeshtër i madh) i urojmë suksese ndërsa libri le të mbetet frymëzim për brezat.
Gëzim Ajgeraj, Shkrimtar
28 mars 2023, Buchs – Zvicër
Mund të jetë një imazh i 1 person

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.