URIMI/ ILMI KURTI “MJESHTËR I MADH “:VËLLEZËR E MOTRA MALËSORË GËZUAR !

0
110
  Vllezër dhe Motra Malësor,kudo që nodheni në trojet shqiptare Europë e diasporë:
Në ditën e fundit të vitit 2022 gjej rastin t’uroj dhe falenderoj nga zemra çdonjërin që m’ka mbeshtetur,çdo njërin që m’ka dhënë pozitivitet me anë të komenteve ,mesazheve si dhe suportit në përformancat e mia gjatë aktiviteteve promovuese të krijimtarisë time artistike ,të promovimit të vlerave historike, turistike, kulturore e sportive Për një artist që punon me shpirtë, me përkushtim, kënaqësia e publikut është shpërblimi ma i madh që ja ngrohë zemrën e shpirtin artistik . Falenderimet me duken të pakta në krahasim me atë ç’ka ndjen shpirti im, sa herë shikoj mbështetësit e mi që më duartrokasin, me lexojnë e më shprehin mirënjohje, për punën time intelektuale .Kur kam rreth meje njerëz të knaqun me krijimtarinë që postoj herë pas herë këngët që kam shkruar unë më bëjnë të ndihem krenar dhe më japin energji pozitive për të ecur akoma më përpara për kënaqësinë tuaj.
 Ju uroj me gjithë fuqinë e shpirtit që viti 2023 të jetë një vit plotë me t’mira për ju dhe familjet tuaja !20 mesazhe urimi për festen e Vitit të Ri, për familjen dhe miqtë e juaj të  zemrës Urime vitin e ri
Ky vit uroj të jetë viti i realizimit të planeve dhe sukseseve për një zhvillim më të mirë ekonomik në familjet tuaja.Të keni pranë vetes njerëzit tuj të dashtur si dhe shendet të plotë,harmonia , begatia ,mbarësia ,lumturia e çdo gjë që ju deshiron zemra !
Ju falenderoj për çdo vlerësim ,çdo duartrokitje,çdo besim për realizimin e pritshmërive tuaja nga unë si shkrimtar, poet,studiues e publicist dhe për çdo fjalë të mirë sepse më keni zbukuru çdo ditë të jetës time ,m’keni dhënë forcë dhe energji për të vazhduar rrugën e veshtirë drejtë ralizimit të ëndrrave të mia, por dhe aq t’bukura në krijimtarinë time kaq të sukseshme.
Falë jush sot gëzoj titulin Mjeshtër i Madh, Ambasador i Paqes Globale, Çmimin Ora e Maleve Rozhaj në Rep. Mal i Zi dhe së fundi titullin Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe ” Nderi i Kombit”
  Gjithçka ju falenderohem ju vëllezër e motra malësorë të Malësisë së Madhe.
Rroftë Malësia e Madhe, Shkodra, Flamuri e kombi shqiptar.
Ju premtoj se sa të kem jetë do ti shërbej kombit tim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.