
Plot 32 vite më parë Lëvizja Studentore e përmbysi diktaturën e egër për të sjellë një të ardhme më të mirë, me më shumë shpresë dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë!
Faktikisht dhe fatkeqësisht po ndodh e kundërta!
Rinia rritet në ditët e sotme me shpresën dhe mendjen për tu larguar nga Shqipëria. Është tragjedi kombëtare që nuk premton të ardhme!
Shikoni në Malësinë e Madhe sesa të rinj largohen çdo ditë! Flisni me të rinjtë të cilët jetojnë aktualisht në Koplik apo në zonat përreth!
Flisni dhe kuptoni nëse e kanë planifikuar jetën e tyre në Malësi të Madhe! Është e trishtueshme!

Nuk arritën dot ndër shekuj asnjë armik që ta shpopullojë Malësinë e Madhe, por vetë shqiptarët i larguan!
Nëse do të pyesnim gjyshërit apo paraardhësit tanë, do t’iu qante shpirti për këtë që po i bëhet Shqipërisë duke larguar rininë rrugëve të botës!
Guri i rëndë peshon në vend të vet!
Uroj dhe shpresoj që rinia të jetë më aktive, më e angazhuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të planifikojnë të ardhmen në Shqipëri!