U zhvillua në mjediset e Auditorit A3 të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” leksioni i hapur me titull “Këndvështrimi fizio-biokimik i proçesit të agregimit, nga statistikat në kompjuterizim i mbajtur nga studenti PhD i Universitetit të Yales në SHBA, Arlind Kaçirani.
Stafi i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, studentë të këtij fakulteti si dhe maturantë të gjimnazit 28 Nentori, mësues dhe familjarë te Arlindit morën pjesë në të. Takimi u përshendet nga zv/ Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Rajmonda Këçira dhe nga dekani i Fakultetit të shkencave të Natyrës prof.pas.dr Rrok Smajlaj.
Takimi u moderua nga Dr. Aurora Dibra. Përveçse një eksperiencë shumë e mirë studimore e kërkimore në fushën e agregimit te proteinave, leksioni ishte edhe një nxitje e motivim për të rinjtë kërkues e studiues, ishte një mesazh i dhënë se me punë e këmbëngulje arrihet shumë sukses në kërkim e shkencë. Atmosfera e këtij eventi shkencor u përcoll edhe nga media lokale e kombëtare.