Ja kush e shoqëron Edi Ramen në Ukrainë..!

0

Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Ukrainë.Ai shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç në shkallët e avionit “Ismail” të Air Albania teksa përshëndet me dorë para se të hyjë në kabinë.“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama. Rama në Ukrainë/ Zbulohet kush e shoqëron  Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se është nisur drejt Kievit, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Ukrainës  Volodymyr Zelenskyy. Rama publikoi një foto, ku nënkuptonte se në këtë takim shoqërohej nga homologu i Malit të Zi Dritan Abazoviç.Genc Sejko, përmes një postimi ka deklaruar se Rama është nisur drejt Ukrainës nën shoqërinë e Baton Haxhiut dhe Ben Blushit.“Shuhet edhe ajo pak shpresë që kemi tek një ndërhyrje hyjnore.Për tu siguruar që rrufeja të mos bjeri në hale, në avion me Ramën për në Kiev qenka edhe Ben Blushi me Baton Haxhiun”, shkruan Sejko.Pas këtij publikimi, CNA.al ka bërë verifikimet dhe rezulton se ky informacion është i saktë.Ben Blushi dhe Baton Haxhiu, dy “benjaminët” e Ramës, e kanë shoqëruar atë në vizitën në Ukrainë.Gjithashtu, CNA.al ka mësuar  se Baton Haxhiu dhe Ben Blushi janë dy personat të cilët e kanë shoqëruar kryeministrin edhe në takimin që ka pasur në Hagë me Hashim Thaçin./E.K-CNA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.