Intervistoi Senad Nikshiqi
Jo vetëm në Gjermani, Franz Beckenbauer ishte një mit edhe në Shqipëri, një lojtar që bëri me mijëra tifozët të përfaqësueses gjermane edhe në vendin në tonë, mbi të gjitha në Shkodër. Të takoje Beckenbauer ishte një fat i madh, aq më tepër në Shqipërinë e atyre viteve.Çesk Shllaku, ishte një prej tyre, një fotoreporter që pati fatin jo vetëm të takonte yllin gjerman, por edhe ta shoqëronte në Shkodër dhe Tiranë, në vizitën e tij në mars të 1983, vizita e tij e parë jo si lojtar, por si gazetar, si zyrtar. Shllaku kujton për News24, me nostalgji ato momente:“Mua më dukej si ëndërr. Vetëm fotografia më hoqi ëndrrën, po të mos bëja foto, nuk do isha në gjendje të perceptoja se më isha aty. Edhe kur fliste, fliste me qetësi.Beckenbauer nuk e kishte harruar kohën kur luante kundër Shqipërisë, madje në rikthimin e tij kërkonte me insistim të takonte Sabah Bizin, legjendën e futbollit shqiptar, dikur rival në fushë me Beckenbauer: