Hyrje Fjala per Ju... Michelle Obama: S’më zë gjumi natën, jam e tmerruar për zgjedhjet

Michelle Obama: S’më zë gjumi natën, jam e tmerruar për zgjedhjet

0
79

Ish-zonja e parë amerikane, Michelle Obama ka reaguar e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e renditur garën presidenciale të nëntorit, si ndër çështjet që e mbajnë atë në ankth dhe zgjuar gjatë natës.“Unë jam e tmerruar për atë që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet për ne, kush e mban atë foltore, kjo ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë”, tha Michelle gjatë një intervistë në podcastin e Jay Shetty.Komentet e saj vijnë në një moment teksa Presidenti Joe Biden, ka filluar fushatën e tij për t’u rikonfirmuar në këtë detyrë. Mes të tjerash, Obama theksoi se kishte një standard të dyfishtë, kur bëhej fjalë për ngatërresat ligjore të Trump dhe çfarë mund të ndodhte nëse një telash i ngjashëm, do t’i ndodhte një burri me ngjyrë.Pa përmendur emrin e Trump, ajo tha: “Njerëz të tjerë mund të paditen disa herë dhe ende të kandidojnë për post. Burrat e zinj nuk munden. Thjesht mësoni të jeni të mirë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.