U shpall njeriu i ndeshjes, flet Xhaka: Francezët kujtuan se na eliminuan pasi shkoi 3-1…

0
182

Nuk mori përsipër asnjë penallti, megjithatë fakti që u zgjodh “Lojtari më i mirë” i ndeshjes tregon qartë se sa ndikim pati Granit Xhaka në kualifikimin e Zvicrës për në çerekfinalet e këtij Europiani.Në fillim të kohës shtesë u kap nga kamerat duke shuar etjen me “Coca Cola” dhe imazhet bënë xhiron e web-it në pak minuta. Pas suksesit nga pika e bardhë u pa duke festuar me disa bashkëkombës që valëvisnin flamurin shqiptar në stadiumin e Bukureshtit.Miq apo familjarë, pak rëndësi ka, pasi në festën helvete pati edhe një copëz Shqipëri falë Xhakës, por edhe Mehmedit dhe Shaqirit. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës foli shkurtimisht për mediat duke shprehur hapur lumturinë e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.