Tuzi mëndon për transportin hekurudhor,Tirana se ka vënë tiganin në zjarr për këtë punë

0
210

 

 

Shkatërrimi i hekurudhës, transporti i pasagjerëve me tren rënie me 96% në 15 vite… | Realiteti Post

Kreu i komunës  së Tuzit   në Malin e Zi Nik Gjeloshaj  në një nbga mediat e Malit të zi ka deklarfuar se   që  në     muajn Janar të vitit 2019 është planifikuar   një shumë   prej 35  miljon euro  për të mundësuar  modernizimin e linjës hekurudhore Podgoricë- Tuz   dhe psërmës kufirit    te  shkohet deri në Tiranë . Nderkpohë  qaë   qëveria sHqiptgare   veç mas fjalve, asgje konkrete  nuk ka  ne këtë drejtim, Kësisoj   edhe mandati i trete i socialistve duket se do përfundojnë pa interesimin e cduhur për transportin hekurudhorë.Në dokumentet e Listës së Unifikuar të projekteve prioritare të infrastrukturës të përcaktuara nga Sekretariati Shtetëror për Projektet e Zhvillimit në janar 2019, është planifikuar rindërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Podgoricë-Tuz përmes kufirit të Republikës së Shqipërisë deri në Tiranë.Vlera e parashikuar e shpenzimeve, siç tregohet në dokument, është 35 milionë euro.Nga Komuna e Tuzit konsiderojnë se ky projekt duhet të realizohet sepse do të ishte i një rëndësie të madhe për këtë zonë.Strategjikisht, ky projekt është një nga më të rëndësishmit, veçanërisht duke pasur parasysh që është një projekt rajonal. Për një kohë të gjatë është në Listën e Unifikuar të Projekteve prioritare të Qeverisë së Malit të Zi. Projekti realizohet në tri faza, e para prej të cilave ka përfunduar dhe i referohet projektimit ideor dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis.Plani është rindërtimi i hekurudhës nga Podgorica deri në kufirin me Shqipërinë, si dhe rindërtimi i stacionit hekurudhor të Tuzit, i cili do të jetë vendkalim i përbashkët kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – tha Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit.Gjeloshaj tha se përfaqësuesit e Komunës së Tuzit së shpejti do të takohet me përfaqësuesit relevant të institucioneve lidhur me këtë projekt.Dhe ndërsa   kreu ikomunës së Tuzit  në Malin e Zi Nik  Gjeloshaj   ka realisht  një përkushtim të tillë  për të rivënë në funkskion  shderbimin e transportit  hekurudhorë    përsa i takon pjeses së  Malit të zi  , ajo që duhet theksuar  është fakti se  çuditërisht pala Shqiptare   veçmas  fjalve  ënde nuk ka një projekt konkret për të rivënë në funksion sherbimin e transportit hekurudhor  në  vëndin tonë.

HEKURUDHA TIRANË-SHKODËR-HANI I HOTIT-INFO KJO  PER PERJULLEN E NDERTIMIT  TE HEKURUDHES   SHKODER- BAJZE E VITIT 1984
✤ Hekurudhë me gjatësi 119 km që degëzohet ne Vorë, lidh zonën e Veriut të vendit dhe qendrat e banuara: Budull, Ishëm, Mamuras, Laç, Milot, Lezhë, Manati, Mjedë, Shkodër, Koplik, Bajzë. Ajo krijon mundësinë e lidhjes së rrjetit hekurudhor të Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit. Është ndërtuar në disa faza: Vorë-Laç (28 km, 19621963), Laç-Lezhë (22 km, 1980-1981), Lezhë-Shkodër (34 km, 1981) dhe Shkodër-Hani i Hotit (35 km, 1982-1984). Gjatë kësaj vije lidhen me degëzime Fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit, Fabrika e letrës në Lezhë etj. Për ndërtimin e hekurudhës deri në Shkodër janë bërë 375 vepra arti, u hap tuneli i Lezhës rreth 300 m, u ndërtuan ura hekurudhore dhe automobilistike mbi Mat dhe 15 stacione.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.