TUZ/ NIK GJELOSHAJ RIZGJIDHET NË KRYE TË KOMUNËS SHQIPTARE NË MALIN E ZI

0

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvëndit të Komunës së Tuzit pak ditë më parë  të z, Fadil Kajosha , sot Kuvëndi i Komunsës sëTuzit në Malin e zi   ka  zgjedhur  kryetarin e Komunës , duke i ribesuar serish këtë postë   z,Nik Gjeloshaj, duke marre  besimin e 20 këshilltarve, nga 18 që kanë fituar koalicioni  i forumit Shqiptgar.Sot, në seancen e dytë të Kuvendit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u zgodh kryetar i komunës së Tuzit. Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Nik Gjeloshaj, të zgjidhet kryetar i komunës së Tuzit, e bëri, Ferhat Dinosha.Për Gjeloshaj votuan 20 këshilltarë.18 nga radhet e Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH-UNSH), Shtjefen Camaj, nga radhet e Demokratëve dhe Adnan Pepiq nga radhet e Partisë Boshnjake.Ndërsa, keshilltaret e DPS-së, UDSH-së dhe SD-së, nuk moren pjesë në votim.Në zgjedhjet e 5 marsit Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), fitoi 18 këshilltarë, që nënkupton se ka shumicën absolute në Kuvendit e Komunës së Tuzit.Shumicës pritet t’i bashkohet edhe këshilltari i Demokratëve Shtjefen Camaj dhe këshilltari i Partisë Boshnjake, Adnan Pepiq.Në opozitë do të mbesin DPS-ja me 4 këshilltarë, Partia Boshnjake 3 këshilltarë, UDSH-ja 3 këshilltarë, SD dhe Lëvizja për Tuz me nga 1 këshilltar.Në seancen e radhës do të jenë në rendin e ditës zgjedhjet e tjera të organeve të Komunës së Tuzit.Në fjalen e tgij  kreu i Komunës Nik Gjeloshaj ka theksuar se do vijojnë    me të njëjtin ritëm dhe  volum punë  për  ti shërbyer   komunitetit edhe në këtë mandate i cili   sapo  ka nisur   rrugëtimin e tij.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.