
Me strukturat e PD në Grup Seksionin e Tales, angazhim në çdo seksion për fitoren më të thellë që e djathta ka arritur ndonjëherë.

Zëri i çdo banori do të jetë në vëmendjen tonë. Zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit brenda kapaciteteve që ofron pushteti lokal për ne, do të jetë detyrim. Do të bëjmë çmos për të frenuar largimin e familjeve të kësaj zone kaq të bukur dhe me potenciale zhvillimi.
Zotohem se në Tale, krahas turizmit gjithë vjetor, përparësi do i japim rehabilitimit të rrugëve të brendshme dhe ndihmesë në fushën e bujqësisë.

Të nderuar banorë të Lezhës, jam në këtë garë si një një prej jush, dhe si i tillë secili do të gjejë interesin qytetar në programin tonë
Më 14 Maj, shtëpisë sonë të përbashkët, Lezhës së Besëlidhjes,i japim fitoren më të bukur. Kthejmë shpresën dhe besimin për një të neserme më të mirë 
