Me lumenjtë e saj të shumtë, Shqipëria dhe sidomos Shkodra ofron gjithashtu edhe ura të veçanta, të cilat zbukurojnë vendin duke treguar njëkohësisht edhe historinë e tij.

Ato dëshmojnë gjithnjë për lidhjet që janë krijuar gjatë historisë mijëvjeçare të vendit.
Njëherazi dera e oborrit në Shkodër është trajtuar e gjitha si një vepër arti pasi ajo shpesh zbukurohej me elementë dekorativ të punuar me shije artistike që shprehin shpirtin dhe dashurinë për të bukurën që karakterizon njeriun qytetar dhe qytetarinë e Shkodrës në përgjithësi.
Aktualisht në Shkodër ekzistojnë dyer tradicionale, të mbuluara me çati dhe të pasura me pothuajse të gjithë elementët funksional dhe dekorativ.
Dera për njeriun ka pasur gjithmonë vlera të shumëanshme, jo vetëm atë të mbylljes së oborrit dhe sigurimit të jetës në hapësirën e jetës private.

Dera e oborrit është zbukuruar me gjithfarë ornamentesh duke u prezantuar si simbolikë me të cilën njeriu ka lidhur shume ndjenja, emocione, pse jo edhe festa të caktuara të vjetra e tradicionale.
