Trajnieri Reja në hall…

0
193

Nga:Bashkim Tufa

Kombëtarja në emergjencë. Trajneri Edi Reja në vështirësi. Në radhët e kuqezinjve nisin firot. Pas anulimit të miqësores ndaj Armenisë, për shkak të situatës të pasigurtë në këtë vend, trajneri Reja përballet me pesë mungesa. Futbollistët Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Erit Berisha, Klaus Gjasula, Lindon Selahi, nuk lejohen nga klubet e tyre të vinë në Shqipëri, edhe pse të thirrur nga Kombëtarja.
Sikur të mos mjaftonin këto, në dyshim janë edhe ardhjet nga Italia, të sulmuesit të ri Xhakomo Vrioni, si dhe portierit titullar Tomas Strakosha, për të cilin thuhet se është i dëmtuar. Në këto kushte, kur porta kuqezi mbetet e boshatisur, thërritet me urgjencë Alban Hoxha i Partizanit dhe laçiani Gentian Selmani që luan në Turqi.
Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë dy takime mjaft të rëndësishme, më 11 tetor në Kazakistan dhe më 14 tetor në Lituani, të vlefshme këto për grupin C të Nations League.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.