Tragjike / Ish-politikania shqiptare kryen vetëvrasje në shtëpinë e saj

0
1864

Ish kandidatja për asamblenë në Gjilan nga radhët e AAK ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

Xhylie Hajdari ka qenë kandidate për asamblenë e AAK në vitin 2013, ndërsa punonte në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”-ka thënë Hashani. Аi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin për të zbardhur shkaqet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.