…Shkurt , dhe jo fortë qartë info rreth inspektimit të kreut të Bashkisë M.Madhe . Tonin Marinaj në fshatin Linaj të njësisë administrative Gruemirtë. Info, nga faqja zyretare e Bashkisë thuhet: Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka inspektuar punimet që po kryhen në aksin rrugor Linaj-Lepurosh-Egç. Një investim i cili e kthen këtë zonë në atraksion turistik. . Kaq.! A mjafton e gjitha kjo për gjithë këtë investim ? Themi kështu kur nuk jepen shifrat, qofshin të parave të derdhura për këtë rrugë, apo edhe parametrat e përcaktuara. Gjithësesi , mbase duhej bërë opinion edhe fakti se për këtë aks rruge në këtë fshat ka qënë zëri i vetëm trokitës në Bashkinë M.Madhe i ish këshilltares së Bashkisë Mimoza Rexhvelaj, e cila mbase do të duhej të ishte e pranishme sot pikrisht në këtë inspektim për të dhënë mëndimin e saj rreth këtij investimi.