Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë teksa automjetet pasi kanë përplasur biçikletat janë larguar.Tek sheshi ‘’Karl Topia’’ në orën 08:07 të mëngjesit të sotëm një automjet ka përplasur biçkilten 22-vjeçare N.C, e cila ndodhet në spital teksa drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende.2 minuta më vonë, tek rruga ‘’Teodor Keko’’ në Unazën e Re një automjet ka përplasur biçikletën me drejtuese D.Sh, 25 vjeçe e cila ndodhet në spital.
NJOFTIMI NGA POLICIATiranë/Informacione paraprake
Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve..Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.