NGJASON ME KRIMINELIN ,VRITËT NGA POLICIA

0

Një i ri amerikan nga Karolina e Veriut që u transferua në Meksikë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur futboll, u qëllua për vdekje nga policia pasi e ngatërruan me një kriminel.Djali 16-vjeç i quajtur Alexander Martínez Gómez, po qëndronte para një lokali së bashku me shokët e tij për të blerë një pije. Në mes të turmës ndodhej një kriminel që po ndiqej nga policia. Njëri prej policëve e ngatërroi kriminelin me djalin dhe e gjuajti atë në kokë.Qeveria e Acatlán de Pérez Figueroa tha në një deklaratë se oficeri i policisë është nën arrest për krimin që ka bërë.Nëna e djalit Virginia Gómez, shpërndau një video në rrjetet sociale ku tregoi se djali i saj ishte me tre shokë para një lokali për të blerë një pije dhe pasi u qëllua në kokë, policia nuk i dha ndihmën e parë në vendngjarje.Martínez Gómez u zhvendos në Meksikë për të ndjekur qëllimin e tij për të qenë një futbollist profesionist.Gjatë ditës së funeralit të tij, shokët e ekipit, bënë të mundur realizimin e golit të fundit të jetës së tij. Njëri nga shokët goditi topin fuqishëm në drejtim të arkivolit të Aleksandërit, ndërkohë në portë qëndronte një mik i tyre i përbashkët. Topi shkon në rrjetë ndërsa të gjithë miqtë bashkohen së bashku dhe përqafojnë arkivolin e mikut të tyre të ndjerë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.