Tiranë,Kalimtari dhunon lypsen tek rruga e “Kavajës”, e bën për spital

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua.Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’.Dëshmitarët në vendngjarje thanë se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur.Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm.Pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital./BW

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.