Tiranë/Drejtues të lartë të Partisë Levizja e Legalitetit takim zyrtarë me LTM Princ Leka II.

0
105
Sot, më datë 12 Tetor 2022, ora 10.00, kryetari i partisë z.Shpëtim Axhami dhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë Lëvizja e Legalitetit, në selinë e Oborrit Mbretëror, zhvilluan një takim zyrtar me LTM Princ Leka II.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Ky takim ishte i ngrohtë me nivel të lartë diskutimi e shprehje mendimesh të lira nga ana e të pranishmëve.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale të gjithanshme nga vendi, rajoni dhe bota.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Princ Leka ndër të tjera theksoj rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe puna e cilitdo në shërbim të qytetarëve dhe interesit kombëtar që vendi të ketë stabilitet dhe prosperitet me standarte euro-atlantike.
Duhet me patjetër kthimi i shpresës dhe i besimit tek rinia që ajo të mos largohet nga Shqipëria, e ardhmja e shqiptarëve është këtu në Shqipëri.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Nga ana e drejtuesve të PLL u theksua ajo për çfarë PLL përfaqëson si një alternative besuese në shërbim të qytetarëve, vendit dhe kombit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.